Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP Albania” solli emocione të forta dhe tensione për banoren Egli Takon, pas transmetimit të një video prekëse që tregoi linjën e jetës së saj.

Pas publikimit të saj, Egli u ftua në dhomën e surprizave, ku e priste një moment i papritur, aty ndodhej ish-partneri i saj, Olsi Bylyku.

Takimi mes dyshes u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore. Dikur ishin një nga çiftet më të komentuar të shoëbizit shqiptar, Egli dhe Olsi shkëmbyen një përqafim të sinqertë, i cili jo vetëm që pasqyroi emocionet e momentit të bukura, por gjithashtu theksoi respektin e thellë që ata kanë ruajtur për njëri-tjetrin, pavarësisht ndarjes së kaluar.

Olsi i mbushur me emocion, i shprehu Egli Takos: “Të ndjek çdo ditë, u kënaqa. Ajo që më ka befasuar më shumë është mirënjohja që ke pasur. Në fakt jam shumë falënderues dhe besoj që ndoshta marrëdhënia jonë që kemi pasur u bë pak më e madhe sesa ne vetë” u shpreh Olsi me emocion.

Nga ana tjetër, Egli e prekur, i tha Olsit: “Kur jam ndarë, e kam kërkuar shumë këtë takim që të ndodhte dhe nuk ndodhi kurrë. Dhe se si po më duket që po ndodh këtu tani… ndaj jam pak e konfuzuar sepse nuk e prisja fare, fare këtë takim këtu” .

Ky takim u vlerësua si një shembull i mrekullueshëm i pjekurisë emocionale dhe respektit që ata kanë dhe pas ndarjes. Duke treguar se ndarjet nuk duhet të sjellin përçarje, por mund të shërbejnë si bazë për një miqësi të sinqertë dhe të qetë.

Related Posts

“Jam e pasur…” – Monika Kryemadhi: Mamaja ime ka pasur kushërinj jashtë shtetit, që në 1995 kemi pasur prona me qira

Ish-deputetja Monika Kryemadhi foli së fundmi për pasurinë e saj dhe familjes në emisionin “Log”, duke theksuar se për të pasuria nuk janë paratë, por familja. Ajo…

Dasmë këtë verë edhe një beb!/ Donald Veshaj tregon planet me Borën dhe mosmarrëveshjen mes tyre!

Rikthimi i vëllezërve Veshaj me programin e tyre të ri “Late Night Show” në platformën X-Media ka sjellë menjëherë bujë në showbiz-in shqiptar. Donald Veshaj ka thyer…

Rikthehet dimri: të enjten vjen goditja e masave polare me reshje shiu dhe bore, temperaturat nën zero

Kjo javë nis nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore dhe do të vazhdojë edhe të martën, me stabilitet të lehtë të atmosferës dhe mundësi për rrebeshe…

Deklaratë e fortë nga Tatlıses pas operacionit: Pasurinë do t’ia lë shtetit, jo fëmijëve

Legjenda e muzikës turke, İbrahim Tatlıses, u lirua nga Spitali Acıbadem Altunizade në Stamboll, ku po trajtohej që nga 7 prilli, pas një operacioni në fshikëzën e…

Mësohet kur votohet pakoja 200 milionëshe në Kuvendin e Kosovës

Brenda këtij muaji pritet që në Kuvend të hidhet në votim një nga paketat më të rëndësishme ekonomike të viteve të fundit, ajo e rimëkëmbjes ekonomike, me…

Kryeministri Rama jep LAJMIN E HIDHUR: Ndahet nga jeta miku i tij…

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur, Rexhep Qosja. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan:…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *