Zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Balluku, ka publikuar pamjet nga projekti i hekurudhës së re Tiranë-Rinas-Durrës. Përmes një video në Facebook, Balluku shkruan se projekti po ecën me ritme të larta. Po ashtu tregon edhe se do të jenë 9 ndalesa, të cilat do të ofrojnë kushte moderne e komode për të gjithë udhëtarët.
