Shkak për këtë është bërë ndarja nga Princ Leka dhe konflikti që dyshja pati pas ndarjes. Por teksa ish-bashkëshorti i saj ka rigjetur dashurinë dhe po planifikon martesën, Elia është rikthyer në të përditshmen e saj, krejt ndryshe nga sa ishte mësuar. Të shpeshta kanë qenë rastet, ku paparaci ynë e ka fotografuar aktoren në rrugët e Tiranës, ku duhet thënë ajo zgjedhë gjithnjë thjeshtësinë.

E tillë është edhe poza e fundit, ku Elia ishte së bashku me mamanë e saj, aktoren e njohur Yllka Mujo. Me pantallona të errëta, xhup të gjatë dhe një golf ngjyrë blu, të cilit ia kemi parë shpesh herë veshur, Elia kishte gjetur kohë për një shëtitje me mamanë e saj. Me flokët e kapura thjeshtë, pa make-up apo taka, ajo duket se i ka lënë pas ditët mes luksit dhe jetës mondane. Tashmë, Elia është rikthyer edhe në skenë, ku zgjedhë prakticitetin në të përditshmen, duke hequr dorë nga formaliteti që titulli që mbante ia impononte. Aktorja, është rikthyer tek profesioni i saj, ku të shpeshta i ka pasur performancat, por edhe rolet ndërkombëtare. Në postimet e saj të fundit në rrjetet sociale, Elia shfaqet në aktivitete të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare. Vetëm pak muaj më parë, ajo ishte në Itali, ku filmi i fundit ku ajo merr pjesë si aktore, u vlerësua me çmim ndërkombëtar. Tashmë që nuk ka më titullin Princeshë, Elia është rikthyer tek profesioni i saj, aktrimi. Ndonëse nga divorci përfitoi një vlerë monetare dhe shtëpi, sërish duket se Elia i duhet një punë për të fituar të ardhurat e saj, që tashmë janë krejt të ndryshme nga ato që ishte mësuar. Veç filmit më të ri, Elia ka udhëtuar edhe drejt Zvicrës, në një aktivitet, organizuar me komunitetin shqiptar atje.

Duket se tashmë, si një grua e divorcuar, ajo ka vendosur që të përqendrohet tek karriera, por edhe të ardhurat, duke u përpjekur të vijojë aty ku e la përpara se të shkëputej përpara se t’i dedikohej jetës mbretërore. Kujtojmë se pas ndarjes konfliktuale nga Princ Leka, një tjetër episod që shkaktoi shumë zhurmë ishte edhe përplasja fizike, që ajo dhe babai i saj patën me Princ Lekën. Elia Zaharia dhe Princ Leka, të cilët janë pajisur me urdhër mbrojtje ndaj njëri-tjetrit, konfirmuan më 15 janar se kishin nisur procedurat e divorcit, pas disa muajsh thashetheme se i kishin dhënë fund martesës. Ndërkohë më 5 mars, çifti u përplasën fizikisht me njëri-tjetrin brenda rezidencës mbretërore, sherr ku u përfshi edhe babai i Elia Zaharisë, Gjergj Zaharia, pamje që u bënë edhe virale në media. Princ Leka hodhi në gjyq ishbashkëshorten, me të cilën ka një vajzë, Geraldina dhe ish-vjehrrin. Gjithashtu, baba e bijë paditën për dhunë 42- vjeçarin. Gjykata Civile e Tiranës firmosi dy urdhër mbrojtje për Princ Lekën dhe ish-bashkëshorten Elia Zaharia, në proces divorci.

Related Posts

“Jam e pasur…” – Monika Kryemadhi: Mamaja ime ka pasur kushërinj jashtë shtetit, që në 1995 kemi pasur prona me qira

Ish-deputetja Monika Kryemadhi foli së fundmi për pasurinë e saj dhe familjes në emisionin “Log”, duke theksuar se për të pasuria nuk janë paratë, por familja. Ajo…

Dasmë këtë verë edhe një beb!/ Donald Veshaj tregon planet me Borën dhe mosmarrëveshjen mes tyre!

Rikthimi i vëllezërve Veshaj me programin e tyre të ri “Late Night Show” në platformën X-Media ka sjellë menjëherë bujë në showbiz-in shqiptar. Donald Veshaj ka thyer…

Rikthehet dimri: të enjten vjen goditja e masave polare me reshje shiu dhe bore, temperaturat nën zero

Kjo javë nis nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore dhe do të vazhdojë edhe të martën, me stabilitet të lehtë të atmosferës dhe mundësi për rrebeshe…

Deklaratë e fortë nga Tatlıses pas operacionit: Pasurinë do t’ia lë shtetit, jo fëmijëve

Legjenda e muzikës turke, İbrahim Tatlıses, u lirua nga Spitali Acıbadem Altunizade në Stamboll, ku po trajtohej që nga 7 prilli, pas një operacioni në fshikëzën e…

Mësohet kur votohet pakoja 200 milionëshe në Kuvendin e Kosovës

Brenda këtij muaji pritet që në Kuvend të hidhet në votim një nga paketat më të rëndësishme ekonomike të viteve të fundit, ajo e rimëkëmbjes ekonomike, me…

Kryeministri Rama jep LAJMIN E HIDHUR: Ndahet nga jeta miku i tij…

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur, Rexhep Qosja. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan:…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *