Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit një moment shumë të vështirë të jetës së tij, ku i biri (Gregu) ishte në një situatë dramatike shëndetësore. Rama ka rrëfyer ankthin për jetën e të birit dhe faktin që mjekja e cila e trajtonte, lutej për shëndetin e pacientëve, ndërsa shtoi se qartësisht ishte një person me besim.

Më rikthehet një ngjarje e jetuar me mjeken që kuronte tim bir, i cili kaloi një moment mjaft dramatik me një kancer, edhe faktikisht gjërat shkuan aq keq sa u fut në një koma mjekësore famaceutike, edhe nuk dihej a do të kthehej apo jo. Isha me të përballë pas futjes në koma dhe i them “Po tani?” Më thotë “24 orët e para çdo lajm do të jetë një lajm i keq, urojmë që sdo kemi asnjë lajm”. 24 orët e para tmerr, në çdo moment mund të ndodhë që të dalë dikush nga ajo zona e reaminacionit e të thotë… kur i them “ si vazhdon?”. Ajo ngre kokën dhe bën me dorë? I thashë ‘çfarë po më tregon tavanin, unë po flas me një shkencëtare, jo me një prift’. Dhe më thotë “Në këtë kat, (ishte kati i fëmijëve me kancer) unë kam parë gjëra që shkenca nuk mi ka shpjeguar dot akoma”.

Kishte një Kapelë spitali dhe ajo sillte njoftime që në x orë unë bashkë me ekipin do të lutemi për Gregun, ose e bënin edhe për fëmijë të tjerë. I thashë ‘çfarë është kjo histori që shkoni e lutemi në Kapelë, çfarë lidhje ka kjo me terapinë”. Më thoshe që “e kemi të nevojshme, ndihemi shumë mirë kur e bëjmë, marrim energji”. Ishte qartësisht një njeri që besonte, por thoshte quaje si të duash, unë di që ka mister dhe nga ajo zonë e misterit vijnë në këtë kat gjëra që nuk i parashikon dot ose nuk i shpjegojmë dot më mbrapa”, tregon Rama.

Related Posts

“Jam e pasur…” – Monika Kryemadhi: Mamaja ime ka pasur kushërinj jashtë shtetit, që në 1995 kemi pasur prona me qira

Ish-deputetja Monika Kryemadhi foli së fundmi për pasurinë e saj dhe familjes në emisionin “Log”, duke theksuar se për të pasuria nuk janë paratë, por familja. Ajo…

Dasmë këtë verë edhe një beb!/ Donald Veshaj tregon planet me Borën dhe mosmarrëveshjen mes tyre!

Rikthimi i vëllezërve Veshaj me programin e tyre të ri “Late Night Show” në platformën X-Media ka sjellë menjëherë bujë në showbiz-in shqiptar. Donald Veshaj ka thyer…

Rikthehet dimri: të enjten vjen goditja e masave polare me reshje shiu dhe bore, temperaturat nën zero

Kjo javë nis nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore dhe do të vazhdojë edhe të martën, me stabilitet të lehtë të atmosferës dhe mundësi për rrebeshe…

Deklaratë e fortë nga Tatlıses pas operacionit: Pasurinë do t’ia lë shtetit, jo fëmijëve

Legjenda e muzikës turke, İbrahim Tatlıses, u lirua nga Spitali Acıbadem Altunizade në Stamboll, ku po trajtohej që nga 7 prilli, pas një operacioni në fshikëzën e…

Mësohet kur votohet pakoja 200 milionëshe në Kuvendin e Kosovës

Brenda këtij muaji pritet që në Kuvend të hidhet në votim një nga paketat më të rëndësishme ekonomike të viteve të fundit, ajo e rimëkëmbjes ekonomike, me…

Kryeministri Rama jep LAJMIN E HIDHUR: Ndahet nga jeta miku i tij…

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur, Rexhep Qosja. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan:…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *