Aktori i ka thënë po ftesës për të qenë pjesë e “Ferma VIP”, që ka nisur javën e shkuar. Duhet thënë se prania e tij në këtë reality, ka kuriozuar fansat, që do të kenë mundësi të shikojnë Erandin në një format tërësisht të ndryshëm.

Por në televizion, Erandi kthehet ndryshe nga sa u largua vite më parë. Burime bëjnë me dije se aktori është ndarë nga bashkëshortja e tij, Rina Narazani.

Çifti, kishin një histori të gjatë dashurie si dhe një bashkëpunim të përkryer edhe në skenë. Kujtojmë se ai dhe Rina kanë qenë së bashku në skenën e “Portokalli”, vite më parë me rolin e “Thëllëzës” dhe “Naqes”. Pas një periudhe që jetuan të ndarë, ku Rina dhe fëmijët ishin larguar në SHBA, ndërsa Erandi vijoi edhe për pak në Shqipëri, dyshja ia doli që niste karrierën edhe në SHBA.

Por atëherë kur dukej se u plotësua edhe tabloja e familjes perfekte, diçka ka ndodhur dhe çifti i ka dhënë fund. Miqtë e afërt e kanë ditur një fakt të tillë prej kohësh, por kanë preferuar që mos të flasin rreth arsyeve që kanë çuar në këtë divorc. Vetë aktori nuk ka folur asnjëherë për ndarjen nga partnerja e tij, duke preferuar që të gjithë vëmendjen ta orientojë në punët e tij që bën në kinematografi.



Related Posts

“Jam e pasur…” – Monika Kryemadhi: Mamaja ime ka pasur kushërinj jashtë shtetit, që në 1995 kemi pasur prona me qira

Ish-deputetja Monika Kryemadhi foli së fundmi për pasurinë e saj dhe familjes në emisionin “Log”, duke theksuar se për të pasuria nuk janë paratë, por familja. Ajo…

Dasmë këtë verë edhe një beb!/ Donald Veshaj tregon planet me Borën dhe mosmarrëveshjen mes tyre!

Rikthimi i vëllezërve Veshaj me programin e tyre të ri “Late Night Show” në platformën X-Media ka sjellë menjëherë bujë në showbiz-in shqiptar. Donald Veshaj ka thyer…

Rikthehet dimri: të enjten vjen goditja e masave polare me reshje shiu dhe bore, temperaturat nën zero

Kjo javë nis nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore dhe do të vazhdojë edhe të martën, me stabilitet të lehtë të atmosferës dhe mundësi për rrebeshe…

Deklaratë e fortë nga Tatlıses pas operacionit: Pasurinë do t’ia lë shtetit, jo fëmijëve

Legjenda e muzikës turke, İbrahim Tatlıses, u lirua nga Spitali Acıbadem Altunizade në Stamboll, ku po trajtohej që nga 7 prilli, pas një operacioni në fshikëzën e…

Mësohet kur votohet pakoja 200 milionëshe në Kuvendin e Kosovës

Brenda këtij muaji pritet që në Kuvend të hidhet në votim një nga paketat më të rëndësishme ekonomike të viteve të fundit, ajo e rimëkëmbjes ekonomike, me…

Kryeministri Rama jep LAJMIN E HIDHUR: Ndahet nga jeta miku i tij…

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur, Rexhep Qosja. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan:…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *