Kandidatja për deputete në listën e hapur të PD, Edit’h Harxhi ka deklaruar se shumë shpejt, kreu i demokratëve, Sali Berisha do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Referuar informacioneve që ajo ka, deklaroi se shpreson që kjo vizitë e Berishës në SHBA të realizohet përpara zgjedhjeve të 11 majit.

Ajo këmbëngul se non grata për kreun e Partisë Demokratike është hequr.

“Nuk ka pasur asnjë provë për Berishën, sepse po të kishte prova do të ishte i dënuar nga Thesari amerikan. Berisha nuk eshte sanksionuar nga Thesari, per kete arsye ai mbetet akt administrativ”, tha ajo.

“Vizita e doktorit do të jetë e shpejtë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë e kam thënë edhe më parë. Unë them që do të them që është e shpejtë. Ai thotë jo, për sot dhe për nesër, por do të jetë e shpejtë. Unë shpresoj para zgjedhjeve. Informacionet e mia janë të tilla që do shkojë para zgjedhjeve”, tha Harxhi në emisionin Log në News24.

Më tej ajo tha: “Ka ndryshuar administrata amerikane, përqasja ndaj vendeve ka ndryshuar. Trump cdo ditë del dhe thotë që drejtësia në botë ka gjykuar kundërshtarët politike. Kjo ka ndodhur jo vetëm në SHBA, por edhe në Evropë. FBI ka filluar një hetim për ndëshkimin e opozitave në Evropë”.

Ajo tha se sot do të vijë në Shqipëri Chris LaCivita, i cili do të drejtojë ekipin e Partisë Demokratike.

Related Posts

“Jam e pasur…” – Monika Kryemadhi: Mamaja ime ka pasur kushërinj jashtë shtetit, që në 1995 kemi pasur prona me qira

Ish-deputetja Monika Kryemadhi foli së fundmi për pasurinë e saj dhe familjes në emisionin “Log”, duke theksuar se për të pasuria nuk janë paratë, por familja. Ajo…

Dasmë këtë verë edhe një beb!/ Donald Veshaj tregon planet me Borën dhe mosmarrëveshjen mes tyre!

Rikthimi i vëllezërve Veshaj me programin e tyre të ri “Late Night Show” në platformën X-Media ka sjellë menjëherë bujë në showbiz-in shqiptar. Donald Veshaj ka thyer…

Rikthehet dimri: të enjten vjen goditja e masave polare me reshje shiu dhe bore, temperaturat nën zero

Kjo javë nis nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore dhe do të vazhdojë edhe të martën, me stabilitet të lehtë të atmosferës dhe mundësi për rrebeshe…

Deklaratë e fortë nga Tatlıses pas operacionit: Pasurinë do t’ia lë shtetit, jo fëmijëve

Legjenda e muzikës turke, İbrahim Tatlıses, u lirua nga Spitali Acıbadem Altunizade në Stamboll, ku po trajtohej që nga 7 prilli, pas një operacioni në fshikëzën e…

Mësohet kur votohet pakoja 200 milionëshe në Kuvendin e Kosovës

Brenda këtij muaji pritet që në Kuvend të hidhet në votim një nga paketat më të rëndësishme ekonomike të viteve të fundit, ajo e rimëkëmbjes ekonomike, me…

Kryeministri Rama jep LAJMIN E HIDHUR: Ndahet nga jeta miku i tij…

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të akademikut të njohur, Rexhep Qosja. Me anë të një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan:…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *