Nga Sokol Dema

Mes 301 pasurive të sekuestruara me vendime gjykatash në vend, të publikuara së fundmi në një katalog nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, dallojnë ato miliona euro të bosëve të krimit të organizuar dhe të hetuarve për korrupsion.

Me tyre 25 pasuritë e familjes Berisha, me dy të pandehur për korrupsion dhe pastrim parash, Sali Berishën dhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.

Nga apartamentet që jeton mes luksit, vila në Gjirin e Lalëzit, aksionet në kompaninë “Homeplan”, e deri tek njësitë e biznesit në kompleksin “Magnet”, i cili u ndërtua mbi truallin e klubit sportiv “Partizani;’, pasqyrohen me detaje nga AAPSK.

Për 13 prej 25 pasuritë e sekuestruara, të shoqëruara me fotot në ambientet e brendshme të tyre, Report Tv ka zbuluar sa shkojnë mbi 17 milionë euro pasuri.  5 apartamente të shpërndarë në Tiranë, nga rruga “Mustafa Matohiti”, te kompleksi “Magnet”, vila luksoze në Gjirin e Lalëzit, 3 njësi biznesi, nga lokalet te palestrat, 1 sipërfaqe toke, 2 bodrume dhe 1 garazh.

Kjo vilë në Gjirin e Lalëzit me sipërfaqe 187.7 m2 ka një vlerë prej 11.9 milionë lekë, bashkë me truallin. Apartamenti luksoz, i cili shihet edhe nga pamjet e ambienteve të brendshme, i ndodhur pranë Gardës së Republikës, vlerësohet nga gjykata me 48.5 milionë lekë, rreth 485 mijë euro, dhe ka një sipërfaqe 208.2 m2. Jo më pak luksoz është edhe apartamenti tjetër në rrugën “Mustafa Matohoti, 128.3 m2, që sipas autoriteteve vlerësohet 15.3 milionë lekë.

Apartamenti me sipërfaqe 356.3 m2 në kompleksin “Magnet”, i cili sipas pamjeve është shfrytëzuar për zyra, ka vlerë 44.3 milionë lekë, ose rreth 443 mijë euro. Në të njëjtin kompleks ndodhet një tjetër apartament zyrë, me sipërfaqe 375 m2 është, me vlerë 46,6 milionë lekë, mbi 460 mijë euro.  Një apartament i tretë që shfrytëzohet për zyra ndodhet në “Magnet”, 346.1 m2, vlerësuar me 43 milionë lekë të reja, ose 430 mijë euro.

Tjetër pasuri e Malltezit, me vlerë shumë të madhe është kjo sipërfaqe e madhe toke prej 3 mijë m2 që është sekuestruar në Priskë të Madhe, e cila kap vlerën e 134.4 milionë lekëve, ose mbi 1.3 milionë euro.

Pasuritë e tjera të familjes Berisha, janë disa apartamente, garazhe apo edhe bodrume, edhe këto në zona të shtrenjta të Tiranës.

Në katalogun prej 614 faqesh, dallojnë pasuritë e sekuestruara të çiftit në proces divorci Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi, ish zv. Kryeministrit Ahmetaj dhe eksponentëve të rrezikshëm të krimit të organizuar.

Vila e bashkëjetueses së ish-kryeministrit Arben Ahmetaj, në arrati, në Hamallaj të Durrësit, gëlon mes luksit, nga pishina te arredimi i kujdesshëm dhe vlerësohet me 26.8 milionë lekë, në sipërfaqe të përbashkët me truallin, 620 m2. Gati dyfish më shumë kushton vila në “Green Cost” e ish-bashkëshortes së Ahmetajt, Albina Mançka, plotë 43.8 milionë lekë, me sipërfaqe bashkë me trualli në 650 m2.

Vila e Kryemadhit te Kodra e Diellit, mes luksit dhe arredimit të përzgjedhur me kujdes, vlerësohet të kushtojë 51.7 milionë lekë, me një sipërfaqe totale të të gjitha ambienteve, gati 620 m2.

Kjo ndërtesë e rivalit të Aldo Bares në Lushnjë, Sajmir Taullau, pranë rrethrrotullimit të Plugut, bashkë me pikë karburanti, është vetëm njëra prej dhjetëra pasurive të sekuestruara të tij, që dyshohen nga aktivitet kriminal. Ajo ka vlerën e 65.4 milionë lekëve.

Kjo vile në Shkallnur të Durrësit është vetëm një pjesë e vogël e pasurive marramendëse të familjes Çilotaj, të dyshuara me të ardhura krimi. 509 m2 në total, me vlerë 38.8 milionë lekë. Familja fierake, që prej viteve ’90 ka ngritur pasuritë, ndërsa vëllezërit Muhamet dhe Shkëlqim Çilotaj rezultojnë të kenë shfrytëzuar për prostitucion dhe vrarë barbarisht Nurie Hoxhën, një të re nga Patosi.

Në katalogun e pasurive të sekuestruara të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, figuron edhe kjo vilë, godinë dhe sipërfaqe ndërtimi me totalin prej 4670 m2, e cila nuk dihet kujt i përket, ndërsa vlera e saj totale shkon në 193 milionë lekë (ose rreth 2 milionë euro). Në sy bie edhe kjo vilë në Drac të Durrësit me 282 m2, e cila kap vlerën e 16.4 milionë lekëve, ndërsa në rrugën Cërrik-Elbasan ndodhet ky Hotel me bar dhe restorant, 565 m2, me vlerë 32 milionë lekë.

Në katalog rezultojnë të jenë përfshirë 15 nga më shumë se 30 pasuri sekuestruar bosit të lojërave të fatit, i zhdukur prej gati 3 vitesh, Ervis Martinaj. Përveç mijëra metrave katror tokë are dhe truall në Fushë Kuqe dhe zona të tjera, deri në jug të vendit, rezultojnë edhe 2 vila në Tiranë, e para me vlerë 8.4 milionë lekë për 580 m2, dhe e dyta vilë 2 katëshe në Dajt, me ambiente ndihmëse si kënde lojërash dhe sipërfaqe të madhe përreth, për të cilën nuk ka të përcaktuar një vlerë. /shqiptarja.com

Related Posts

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Intervista “hot” e Monika Kryemadhit: Kam dy vjet pa bërë s*ks, dy ditë para se të ndahesha me Ilir Metën

Monika Kryemadhi ka dhene nje interviste ndryshe ne Top Albania Radio duke treguar disa detaje nga jeta e saj personale. Ajo ka treguar se pas ndarjes nga…

85 ANIJE LUFTARAKE RRETHOJNË IRANIN, Avionët BOMBARDUES gati për sulm, 1100 avione gati

85 anije luftarake rrethojnë Iranin, duke ngritur alarmin për një përshkallëzim të mundshëm të situatës. Raportimet për grumbullim masiv të forcave ushtarake po përhapen me shpejtësi, duke…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *