11 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë u plagosën kur një furgon pasagjerësh u përplas me një kamion në shtetin verilindor të Brazilit Bahia, njoftuan sot autoritetet.
Aksidenti ndodhi mëngjesin e të hënës teksa dy automjetet po lëviznin në një autostradë në rajonin malor të Sapanta Diamantina, i cila është një destinacion i njohur turistik.
