Java e parë e prillit është parashikuar të sjellë episodin e parë të reshjeve. Në zonat e thella malore, pritet rikthimi i reshjeve të dëborës, ndërsa në ultësirën perëndimore janë parashikuar temperatura deri në 23 gradë Celsius. Era nuk do të jetë në parametra problematikë pasi shpejtësia do të jetë 35-40 km/h dhe peshkarexhat do të mund të lundrojnë.

Përgjatë pjesës tjetër të prillit, thotë meteorologu Hakil Osmani në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan, do të ketë ndryshime. Java e parë do t’i lërë vend ditëve me mot më të mirë. Gjithsesi, mesi i muajt sjell sërish reshje sepse parashikohet fenomeni i njohur si “plakat e prillit”.

“Kemi një ndryshim pas kësaj jave, do të kemi 2-3 ditë me të cilat do të jemi me një mot më të mirë, më shumë intervale me kthjellime. Pritet të kemi një rritje të lehtë të temperaturave të ajrit, por ka sinjale që mesi i këtij muaji të sjellë plakat e prillit”, tha meteorologu.

Plakat e prillit parashikohen të jenë nga data 12-17.

Hakil Osmani: Do të jenë prezente nga mesi i prillit, do të sjellë ndryshim sa u përket kushteve atmosferike, do të kemi peezente reshjet.

Aldo: Po në fund të muajit do të rregullohet ndonjë çikë?

Hakil Osmani: Ka sinjale që pas plakave të prillit që janë nga data 12-17, do të kemi një 4-5 ditësh.

Aldo: Ka se janë edhe Pashkët.

Hakil Osmani: Është bereqet!

Aldo: Gjithmonë vrenjtet koha.

Hakil Osmani: Por në fakt, nga ana shkencore nuk është diçka faktike pse ndodh.

Aldo: Le që s’ka term njëherë, “plaka”, nga ana shkencore.

Hakil Osmani: Por nga ana faktike ndodh që çdo vit të jenë prezente në territorin shqiptar.

Pas plakave të prillit, Osmani thotë se ditët e mbetura priten me mot më të qëndrueshëm dhe temperaturat do të pësojnë rritje graduale.

“Sinjalet janë që pas kalimit të plakave të prillit, pas datës 17, sinjalet janë që të kemi një mot shumë më të qëndrueshëm, sigurisht që me ardhjen e afërt të muajit maj do të kemi një rritje graduale të temperaturave të ajrit. Pritet që të kemi maksimume të cilat regjistrohen edhe në vlera 24-25 gradë Celsius që për muajin prill duhet thënë që janë temperatura reelativisht të larta. Nuk ekziston mundësia e patjes së një episodi ku do të kemi reshje të izoluara, por në pjesën më të madhe sinjalet janë që të kemi një mot më të qëndrueshëm”, përfundon meteorologu.

Related Posts

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Intervista “hot” e Monika Kryemadhit: Kam dy vjet pa bërë s*ks, dy ditë para se të ndahesha me Ilir Metën

Monika Kryemadhi ka dhene nje interviste ndryshe ne Top Albania Radio duke treguar disa detaje nga jeta e saj personale. Ajo ka treguar se pas ndarjes nga…

85 ANIJE LUFTARAKE RRETHOJNË IRANIN, Avionët BOMBARDUES gati për sulm, 1100 avione gati

85 anije luftarake rrethojnë Iranin, duke ngritur alarmin për një përshkallëzim të mundshëm të situatës. Raportimet për grumbullim masiv të forcave ushtarake po përhapen me shpejtësi, duke…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *