Tetë zhytës sot vazhdojnë të kërkojnë 29 vjeçarin i cili më 29 korrik humbi në ujërat e liqenit artificial në rajonin e Likovës.
Siç njoftojnë nga Qendra për Menaxhim me Kriza, kushtet e kërkimit janë shumë të vështira dhe thellësia e ujit është më shumë se 20 metra pak metra larg bregu. Sipas tyre, shikueshmëria gjithashtu është e dobët, posaçërisht kur ka thellësi. Nga QMK theksojnë se vazhdimisht kërkohet trupi në liqen dhe bren, ndërsa policët e SPB Kumanovë e sigurojnë vendin e ngjarjes.