Gjesti dhe Egli tentuan të zgjidhin tensionet që kanë shoqëruar marrëdhënien e tyre. Në biseden e fundit, ata u shfaqën më të qetë dhe më të hapur për të diskutuar gjithçka. Në një moment, Gjesti shprehu dëshirën për t’u afruar me Eglin, duke thënë: “Dua të afrohem, të jemi si kemi qenë”. Kjo e bëri Eglin të kërkonte sqarime, duke pyetur: “Si?”. Gjesti iu përgjigj në mënyrë të drejtpërdrejtë: “Bashkë të jemi”.
