Rusia e sheh veten në një konflikt sistemesh me Perëndimin dhe është e gatshme të realizojë synimet e saj imperialiste me forcë ushtarake – edhe përtej Ukrainës.
Edhe pse aktualisht nuk ka shenja të një “konfrontimi të afërt të Rusisë me NATO-n”, thuhet në dokument, Rusia ka të ngjarë të krijojë deri në fund të dekadës të gjitha parakushtet për të zhvilluar një “luftë konvencionale të shkallës së gjerë”.
