Milan Radojçiq është emër shumë i njohur në Kosovë, madje ishte personazhi kryesor në përgjimet e publikuara javë më parë ku e përfshirë ishte shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Radojçiq njihet për veprimtari kriminale me çfarë e mori ndëshkimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke u sanksionuar.
Ai po ndiqet edhe nga Policia e Kosovës për shkak të veprimtarive kriminale. Por 26 vjet më parë, Shkumbin Hoti thotë ta ketë rrahur Radojçiqin, pasi e përshkruan si djalë problematik.
Hoti është veteran i UÇK-së dhe ka rrëfyer për këtë rast.
“Milan Radojciqin e kam njoft në vitin 1997. Milani ka banu te Gjykata dhe një shok i jemi e ka pas shok dhe unë isha tu shku në një dyqan dhe ai u kap aty me një djalë, boni fjalë. Ai [Milan Radojiçiq] ka qenë një djalë shumë problematik në Gjakovë, e din Gjakova. Rastësisht qëllova unë aty dhe ma nguci atë shokun, i bjen me lavdëru veten, po ai ka qenë 2 vjet më i vjetër se unë, po e kom rreh fort, qasi të rrehne ia kom bo, thom nja dy orë nuk ka mujt me u kthjell. E din krejt lagjja aty”, tha ai në T7.