Një aksident tragjik ka ndodhur në Gessopalena të Italisë qendrore ku një shqiptar punonjës bujqësie, humbi jetën në një aksident të rëndë me traktor. Viktima është identifikuar nga mediat italiane si Gentjan Muça, 31 vjeç. Sipas burimeve, traktori për arsye të paditura ka përfunduar në një kanal dhe është përmbysur duke zënë poshtë drejtuesin e tij shqiptar.
