Vuçiqi përballet me protestën më të madhe antiqeveritare ndonjëherë në Serbi, sipas mediave ndërkombëtare

Beogradi është përfshirë nga protesta të paprecedenta të shtunën, me 100,000 njerëz – sipas Reuters – që kanë bllokuar rrugët dhe sheshet e kryeqitetit serb në një protestë masive kundër presidentit Aleksandar Vuçiq dhe qeverisë së tij.

Sipas raportimeve nga mediat rajonale dhe globale, protesta e sotme konsiderohet si kulmi i një vale pakënaqësie që ka përfshirë vendin prej muajsh. Protestuesit kanë pushtuar sheshin përpara Kuvendit të Serbisë, duke e bërë pothuajse të pamundur qarkullimin në atë pjesë.

Turmat janë zgjeruar më tej drejt Sheshit Slavija, ku është ngritur skena kryesore për fjalimet dhe thirrjet e organizatorëve. Sipas televizionit shtetëror slloven“Nata është më e errët para agimit”, është përsëritur vazhdimisht nga studentët, të cilët i kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të palëkundur deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Pres që kjo të tronditë autoritetin e tij dhe që Vuçiq të kuptojë se njerëzit nuk janë më me të,” citohet të ketë thënë Milenko Kovaçeviq, një nga pjesëmarrësit e protestës. Sipas Associated Press, tubimi është “ndoshta protesta më e madhe antiqeveritare e mbajtur ndonjëherë në vendin ballkanik.” Edhe Reuters e ka përshkruar protestën si “në një nga tubimet më të mëdha antiqeveritare.”

Foto: Reuters.

Shtohet presioni ndaj Vuçiqit

Ndërkohë, autoritetet serbe kanë vendosur një prani të madhe policore në të gjithë qytetin, me mjete të blinduara dhe ujë-hedhëse që janë vendosur në gatishmëri.

Në përpjekje dëshpëruese për të shuar valën e protestave, Vuçiq deklaroi sot se prapa tubimeve fshihen skenarë të dhunës, duke paralajmëruar masa të rënda për çfarëdolloj incidenti.

Në përgjigje të trazirave në rritje, raporohet se autoritetet morën masa të paprecedenta për të kufizuar përhapjen e informacionit.

Që në mëngjes, studentët thanë se kishin marrë paralajmërime se qasja në rrjetet sociale do të kufizohej në kryeqytet. Transporti publik u ndalua rreth orës 09:00 me justifikimin e “masave të sigurisë”, duke e bërë edhe më të vështirë lëvizjen për protestuesit.

Pavarësisht këtyre përpjekjeve, video dhe imazhe të turmës masive kanë pushtuar platformat online, duke ushqyer më tej momentumin e lëvizjes.

Foto: Delo.

Çka i shkaktoi protestat?

Protestat u nxitën nga shembja tragjike e një mbulese të stacionit të ri hekurudhor në Novi Sad më 1 nëntor, e cila mori jetën e 15 personave. Kjo protestë, e quajtur “15 për 15” në kujtim të tyre, shënon protesten e gjashtë masive që nga ngjarja.

Lëvizja e udhëhequr nga studentët është bashkuar rreth katër kërkesave kryesore, më e rëndësishmja prej të cilave, sipa N1, është publikimi i plotë i dokumentacionit të ndërtimit të stacionit dhe një hetim i pavarur mbi katastrofën, të cilën shumë e lidhin me korrupsionin sistematik të qeverisë.

Related Posts

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Intervista “hot” e Monika Kryemadhit: Kam dy vjet pa bërë s*ks, dy ditë para se të ndahesha me Ilir Metën

Monika Kryemadhi ka dhene nje interviste ndryshe ne Top Albania Radio duke treguar disa detaje nga jeta e saj personale. Ajo ka treguar se pas ndarjes nga…

85 ANIJE LUFTARAKE RRETHOJNË IRANIN, Avionët BOMBARDUES gati për sulm, 1100 avione gati

85 anije luftarake rrethojnë Iranin, duke ngritur alarmin për një përshkallëzim të mundshëm të situatës. Raportimet për grumbullim masiv të forcave ushtarake po përhapen me shpejtësi, duke…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *