RTK-ja detyrohet nga Gjykata ta kthejë në punë Rid Berishën dhe ta kompensojë me 28 mijë euro

Gjykata Themelore në Prishtinë me vendimin e datës 11 mars 2025, ka aprovuar në tërësi padinë e Rid Berishës, duke anuluar vendimin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), me të cilin Berishës i ishte ndërprerë marrëdhënia e punës. RTK obligohet ta kthejë Berishën në vendin e punës dhe t’ia paguajë mbi 28 mijë euro për kompensim të pagave.

Berisha kishte parashtuar padi më 7 tetor 2022, përmes të cilës ka kërkuar kthimin në vendin e punës në Radio Televizionin e Kosovës (RTK) dhe kompensimin e pagave për muajt sa ka qenë i larguar nga puna në shumën prej 28 mijë e 492 euro e 97 centë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kurse, e paditura- RTK në përgjigjen në padi, thuhet se ka kundërshtuar në tërësi kërkesëpadinë e Berishës si të pabazuar.

Andaj, Gjykata ka gjetur se padia e Berishës është e bazuar dhe se ka qenë brenda afatit ligjor, pasi që të njëjtit i është dorëzuar vendimi i RTK-së (i datës 23 shtator 2022) përmes e-mailit, pa të drejtë ankese, për çka Berisha pastaj ka ushtruar padinë.

Në vendim thuhet se për ndërpreje të mardhënies së punës, punëdhënësi është i detyruar të ndjekë procedurat përkatëse ligjore, duke u vërtetuar në tërësi gjendja faktike dhe duke i garantuar subjektit mbrojtje, të cilën sipas gjykatës, RTK del të mos e ketë bërë.

Po ashtu, në vendim thuhet se RTK është dashur që në afatin prej 5 ditësh të parashtrojë kërkesës për inicim të procedurës disiplinore ndaj Berishës. Me rastin e ndërprerjes së marrëdhënies së punës, RTK thuhet se është dashur ta thërrasë në takim paditësin për t’ia sqaruar vendimin dhe për t’i dhënë mundësinë e deklarimit.

Dhe se sipas Gjykatës, paraprakisht punëdhënësi duhet të zhvillojë procedurën përkatëse duke verifikuar dhe vërtetuar në tërësi gjendjen faktike për shkeljet e pretenduara, të jetë i arsyetuar mirë, pastaj të ndërpres marrëdhënien e punës.

Andaj si përfundim gjykata gjeti se moszbatimi i një procedure të drejtë disiplinore ndaj paditësit, ka bërë që edhe gjendja faktike të mos vërtetohet drejtë kurse kjo ka pasur për pasojë mos vërtetimin e shkeljeve të cilat i janë vënë në barrë paditësit, qoftë edhe me një provë të vetme dhe si rrjedhojë ka rezultuar me nxjerrjen e një vendimi të drejtë dhe të ligjshëm“, thuhet në vendim.

Sipas vendimit, RTK-ja e ka larguar Berishën për shkak të paraqitjeve të vazhdueshme nëpër media në kundërshtim me rregulloret e brendshme të RTK-së dhe instruksionet e menaxhmentit. Më tej, thuhet se sipas vendimit të RTK-së, paditësi ka shpërndarë materiale të mediave tjera në Facebook, duke kryer kështu shkelje të rëndë disiplinore.

Mirëpo, sipas Themelores, punëdhënësi me rastin e pretendimit për shkeje disiplinore nga punonjësi, duhet të sigurojë prova dhe të argumentojë kohën dhe mënyrën e kryerjes së shkeljes.

Related Posts

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Intervista “hot” e Monika Kryemadhit: Kam dy vjet pa bërë s*ks, dy ditë para se të ndahesha me Ilir Metën

Monika Kryemadhi ka dhene nje interviste ndryshe ne Top Albania Radio duke treguar disa detaje nga jeta e saj personale. Ajo ka treguar se pas ndarjes nga…

85 ANIJE LUFTARAKE RRETHOJNË IRANIN, Avionët BOMBARDUES gati për sulm, 1100 avione gati

85 anije luftarake rrethojnë Iranin, duke ngritur alarmin për një përshkallëzim të mundshëm të situatës. Raportimet për grumbullim masiv të forcave ushtarake po përhapen me shpejtësi, duke…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *