Në episodin e radhës të “Flasim”, kryeministri Edi Rama ka ftuar kryebashkiakun e ri të Shkodrës Benet Beci dhe fituesin e Big Brother, Luiz Ejllin i cili ditet e para pas daljes nga shtepia beri fushate per kandidatin socialist ne Shkoder.
Në hapje, Rama tha se nuk ka ndjekur asnjë ditë Big Brother, ndërsa Luizi ia kthen dme shaka uke i thënë “Turp të kesh”.
Edi Rama: “Ky episod besoj unë është i veçantë. I veçantë sepse ka dy personazhe shumë të veçantë. Njëri, një fenomen befasues dhe i befasishëm i këtij viti dhe tjetri një befasi e befasishme e kësaj jave. Jam këtu me atë që shkatërroi gjumin e nuk e di sesa familjeve dhe të cilin e takoj për herë të parë, me përjashtim të disa pamjeve sporadike, por jo tek vrima e çelësit ku gjithë të tjerët ju qepen dhe nuk ju ndanë, sot e kam përballë për herë të parë, Luizi juaj. Mirë se erdhe!
Luiz Ejlli: Mirë se ju gjej!
Edi Rama: Ndërkohë, tjetri është Beneti, i cili thuhet se e ka ndihmuar Luizi. Kështu thotë Luizi të paktën, por për mua kjo mbetet e gjitha për t’u sqaruar. Unë nuk kam parë asnjëherë asnjë minutë Big Brother në jetën time.
Luiz Ejlli: Turp të kesh…(qesh)