Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Durrës. Punëtori në një kamion ka humbur jetën pasi është zënë poshtë nga pllakat e mermerit që po transportonte.
“Rreth orës 11:30, në lagjen nr.15, dyshohet se nga kamioni me të cilin punonte shtetasi, 52 vjeç, kanë rrëshqitur disa pllaka mermeri dhe e kanë zënë poshtë këtë shtetas, i cili si pasojë ka humbur jetën”, thuhet në njoftimi e Policisë