DRAMA E ORËVE TË FUNDIT/ Spanja në një përmbytje që nuk është parë prej shekujsh

Të paktën 62 njerëz kanë vdekur nga përmbytjet si pasojë e shirave të rrëmbyeshme të martën në rajonin lindor të Spanjës, Valencia, njoftuan autoritetet të mërkurën. Shirat e rrëmbyeshme gjatë ditës së martë bënë që rrugë dhe qytete të përmbyten. Pamje të publikuara në rrjetet sociale shfaqën njerëz që kanë ngecur si pasojë e përmbytjeve, disa prej të cilëve duke u ngjitur në pemë.

“Për ata që ende kërkojnë të dashurit e tyre, e gjithë Spanja është me ju”, tha kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, në një fjalim televiziv.

“Fshatrave dhe qyteteve të shkatërruara nga kjo tragjedi u them të njëjtën gjë: Së bashku do t’i rindërtojmë rrugët, sheshet, urat tuaja”, tha ai.

Carlos Mazon, shefi rajonal i Valencias, tha për shtyp se disa njerëz kanë mbetur të ngujuar në vende jo të qasshme.

“Nëse [shërbimet emergjente] nuk kanë mbërritur, nuk është si pasojë e mungesës së mjeteve, por për shkak të qasjes”, tha Mazon, duke shtuar se arritja në disa zona është “plotësisht e pamundur”.

Shërbimet emergjente në rajon u bënë thirrje qytetarëve ta shmangin udhëtimin rrugëve dhe u kërkuan t’i përcjellin përditësimet shtesë nga burimet zyrtare. Transporti me tren në qytetet Madrid dhe Barcelonë është anuluar për shkak të vërshimeve, ndërsa shkollat dhe shërbimet e tjera thelbësore janë pezulluar në zonat më të goditura. Instituti Meteorologjik i Spanjës, AEMET, shpalli alarm të kuq në Valencia.

Duket se ky është numri më i madh i të vdekurve në Evropë nga përmbytjet që prej vitit 2021, kur gati 200 njerëz vdiqën, kryesisht në Gjermani. Shkencëtarët thonë se fatkeqësitë natyrore në rajon po shpeshtohen për shkak të ndryshimeve klimatike. Meteorologët mendojnë se ngrohja e Mesdheut, e cila e rrit avullimin e ujit, bën që shirat e rrëmbyeshme të jenë shumë më të mëdha./ REL

Related Posts

“S’ta tha askush që je ‘mbreti lakuriq’ për 14 vite”/ Rama “përplaset” me gazetaren

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot, për një status të publikuar nga gazetarja Klodiana Lala në profilin e saj në rrjetin e social Facebook, më 7 janar…

“Gazetari nga Gostivari braktis vendlindjen dhe merr rrugën drejt mërgimit

Gazetari Abedin Bilalli nga Gostivari ka njoftuar largimin e tij nga Televizioni lokal Globi dhe vendimin për të marrë rrugën e mërgimit, duke e ndarë këtë kapitull…

Akuzoi se e rrahën për një “like” në Facebook, motra e policit publikon mesazhet e Mecajt: Të dëshiroj si i çmendur …

Pak ditë më parë Altin Mecaj përfundoi në spital, sipas tij i rrahur nga tre persona në oborrin e banesës së tij në Fier. Për këtë incident…

Gazetari grek i shqipton emrin gabim, Rama e sulmon dhe e tall: E bëre se je grek! Nuk je …

Kryeministri Edi Rama, reagoi ashpër ndaj një gazetari grek gjatë Samitit të Zhvillimit të Qëndrueshëm në Abu Dhabi, pas gabimeve në shqiptimin e emrit të tij dhe…

SHBA pezulloi vizat, deputetja e PD, Ina Zhupa: Vendimi i Trump, kambanë alarmi për dështimin e qeverisjes Rama!

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me vendimin e Shteteve të Bashkuara për të pezulluar vizat për…

“Byrek me gjalp nafte”, e tmershme çfarë zbuloi Sazan Guri në byrektoret shqiptare: O popull

Një zbulim që po trondit publikun vjen nga Sazan Guri, i cili ka treguar diçka që ka shqetësuar shumë qytetarë: “Byrek me gjalp nafte”. Analiza e tij…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *