Një tren pasagjerësh doli nga shinat në Norvegjinë veriore, raportojnë mediat e huaja.
Sipas informacioneve të publikuara, nuk raportohet për lëndime të rënda mes 90 pasagjerëve që ndodheshin në tren.
“Një lokomotivë dhe pesë vagonë treni dolën nga shinat.
Vlerësohet se daljet nga shinat u shkaktuan nga një rrëshqitje e tokës ku treni po lëvizte, midis qyteteve Trondheim dhe Bodø”, njoftoi policia.