do_shortcode('[rt_reading_time]')

E trishtë: 25-vjeçari që humbi jetën tragjikisht në Drenas, la pas vajzën 5 javëshe

Shperndaje ne:
Koha e leximit: 1 min.

Dita e djeshme ishte e kobshme për familjen Smakiqi nga fshati Abri i komunës së Skenderajt. Djali i tyre, Ekremi, u nda nga jeta tragjikisht, pasi mori lëndime të rënda si pasojë e rrëzimit nga rimorkio e kamionetës të cilën e kishte ngarkuar me dru, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë dhënë edhe familjarët e të ndjerit, të cilët nuk kanë bërë të ditura ende detajet e ceremonisë mortore.

“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi. Me dhimbje dhe pikëllim të thellë ju njoftojmë që ka ndërruar jetë më i dashuri jonë, djali ynë Ekrem Sherif Smakiqi. Për varrimin do të ju njoftojmë më kohë! E pikëllaur Familja Smakiqi!”, shkroi babai i Ekremit.

I ndjeri ka lënë pas vetes vajzën të porsalindur e cila është vetëm 5 javëshe.“U gezuam fort kur na erdhe ne jetë, ishin kohë te veshtira, edhe nje mashkull ju shtua familjes sonë, edhe nje pushkë ma shumë tha babë xhaferi dhe gjyshi yt sinani, u rrite e u burrnove ne kullen e sinan sherif smakiqit, sot u largove nga ne fizikisht, per ne boten tjeter, na e le pas vetem vajzen 5 javeshe DEA n e vogel, e cila do te na e kujton qdo here emrin e juaj, ishe djalë i mbarë e i hareshem, i dashur per te gjithë, i paharruar kujtimi per ty vellai jonë ekrem sherif smakiqi”, shkruan një tjetër familjar i të ndjerit.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas kanë bërë me dije se 25-vjeçari ishte dërguar atje pa shenja jete me ç’rast është konstatuar vdekja nga stafi shëndetësor.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Hetim mbi vdekjen’.

Related Posts

Arrihet marrëveshja, 500 mijë shqiptarë do të përfitojnë pensione në Itali

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Rreth 500 mijë shqiptarë që punojnë në Itali do të përfitojnë, kur marrëveshja të miratohet në parlamentet e dy vendeve. Shqipëria dhe…

Termometri shënon -3 gradë, Italia zbardhet nga bora në gusht

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Është e pazakontë që të ketë dëborë në muajin gusht, por kështu ka ndodhur në disa rajone të Italisë këtë të shtunë….

Safet Gjici në burg dhe Alma në ‘’arrest shtëpie”, qentë endacakë ‘pushtojnë’ Kukësin…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Qentë endacakë ditëve të fundit janë shtuar në qytetin e Kukësit. Ata janë kudo duke u kthyer në një problem serioz për…

“Ju prezantoj me anëtarin e ri të familjes”, Ardit Gjebrea poston foton: Është një dashuri

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Producenti dhe moderatori Ardit Gjebrea na ka prezantuar me anëtarin më të ri të familjes. Me anë të një postimi moderatori shumë…

Reagon gruaja e Haxhi Krasniqit: Turpi është i juaji, boksi ka rregulla

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Të shtunën u zhvillua mbrëmja e shumëpritur e boksit në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku protagonist kryesor kishte bokserin nga Juniku, Haxhi Krasniqin….

Diola: Ngela shtatzënë herën e tretë pasi provova vajin e kanabisit

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Diola Dosti ishte e ftuar ditën e sotme në “S’e luan Topi”, ku është shprehur se është pro legalizimit të kanabisit medicinal…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *