Investitori shqiptar në Norvegji: Si e njoh unë Ilir Metën! (VIDEO)

Bujar Zhuri është një nga investitorët shqiptarë më të suksesshëm në Norvegji ku jeton prej 30 vitesh në vendin skandinav. Ai erdhi sot në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV, jo për të folur për biznesin, por për çështjet politike, kryesisht arrestimin e Ilir Metës. Zoti Zhuri tregon ndër të tjera se si e njeh Ilir Metën.

“Unë isha një nga mbështetësit e parë të Metës, kur ai u nda nga PS-ja. Ne ishim miq shtëpie, kemi ndenjur në shtëpitë e njëri-tjetrit. Ai ka ardhur për vizitë në shtëpinë time në Norvegji. Metën e njihja si një njeri të fjalës, korrekt dhe politikan i zgjuar që donte t’i shërbente vendit. Por kuptova që e vërteta nuk ishte kështu sepse ëndrra ime ishte të promovoja një forcë të re politike. Dhe rrugës mësova se Meta nuk ishte njeri i fjalës edhe korrekt. Unë kam një keqardhje njerëzore për Metën. Kur kam folur edhe me miq të mi nga e majta dhe e djathta, u kam thënë që nuk është mirë të shikosh një figurë politike të një rangu të lartë që të arrestohet në atë mënyrë. Por faktet janë kokëforta. Unë nisa ta njoh mirë Ilir Metën para 10 vjetësh, kur mësova se përse Meta nuk udhëtonte dot në SHBA. Pyeta ambasadorin që mbulonte Shqipërinë në atë kohë, edhe ai më tha që Meta kishte një dosje të frikshme në SHBA edhe amerikanët do t’ia hapnin një ditë. Kanë kaluar 10 vjet edhe unë besoj se amerikanët qëndrojnë pas hapjes së dosjes së Metës. Në dosjen e SHBA-së Meta akuzohet për trafik droge ndërkombëtar, korrupsion, pastrim parash, lidhje me organizata kriminale ndërkombëtare etj. Kjo më tronditi, më bëri të kuptoj deri ku shkon niveli i njerëzve në politikën shqiptarë, të cilët përfshihen në këto çështje.”, tha zoti Zhuri në DritareTV./dritare.net

VIDEO

Related Posts

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Intervista “hot” e Monika Kryemadhit: Kam dy vjet pa bërë s*ks, dy ditë para se të ndahesha me Ilir Metën

Monika Kryemadhi ka dhene nje interviste ndryshe ne Top Albania Radio duke treguar disa detaje nga jeta e saj personale. Ajo ka treguar se pas ndarjes nga…

85 ANIJE LUFTARAKE RRETHOJNË IRANIN, Avionët BOMBARDUES gati për sulm, 1100 avione gati

85 anije luftarake rrethojnë Iranin, duke ngritur alarmin për një përshkallëzim të mundshëm të situatës. Raportimet për grumbullim masiv të forcave ushtarake po përhapen me shpejtësi, duke…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *