Europa mund të përballet me një dimër më të ftohtë se viti i kaluar, ja arsyeja

Disa pjesë të Europës po përballen me një dimër më të ftohtë se viti i kaluar, pas një vere ekstreme në të gjithë kontinentin. Franca, Britania e Madhe dhe Skandinavia, do të jenë rajonet më të ftohta këtë tetor me Europën Juglindore dhe Spanjën që mbeten të ngrohta.

Megjithëse temperaturat ka të ngjarë të jenë më të ulëta këtë dimër se sa ishin pjesërisht vitin e kaluar, thonë meteorologët, për shkak të fenomenit La Niña ato mund të jenë në përgjithësi më të ngrohta se mesataret afatgjata.

Europa perëndimore dhe qendrore, do të goditen gjithashtu nga fundi i disa stuhive që vijnë nga Atlantiku në javët e ardhshme.

Kushtet në perëndim të Afrikës, nënkuptojnë se këto stuhi po detyrohen të ndjekin përgjatë Atlantikut të Veriut dhe një sistem i ri mund të vijë çdo disa ditë deri rreth mesit të tetorit.

Kjo po krijon pasiguri të konsiderueshme në modelet e motit dhe po i bën kushtet në Europë të vështira për t’u parashikuar gjatë javëve të ardhshme.

Çfarë është La Niña dhe a do të sjellë një dimër më të ftohtë dhe më të lagësht në Europë?

La Niña, është një model natyror klimatik që ndodh kur temperaturat e sipërfaqes së detit në Oqeanin Paqësor qendror dhe lindor, bien nën mesataren e kundërta e fazës së ngrohtë El Niño.

Ajo ka ndikime të përhapura në modelet globale të motit, duke përfshirë ato në Europë.

Ekspertët në Organizatën Botërore Meteorologjike, kanë parashikuar një shans 60 % që kushtet e La Niña të shfaqen midis tetorit dhe shkurtit. Këtë dimër pritet të ketë një ngjarje me forcë të dobët, deri në mesatare me fenomenin që do të dobësohet në fillim të vitit të ardhshëm.

La Niña, përgjithësisht sjell temperatura më të ftohta se normalja në të gjithë Europën Perëndimore me sinoptikanët që presin që temperaturat të ulen, ndërsa shkojmë drejt nëntorit dhe dhjetorit.

Në përgjithësi, ky model klimatik sjell gjithashtu kushte më të lagështa dhe më të ftohta në Alpe, të cilat mund të çojnë në reshje më të shpeshta dhe më të mëdha bore.

Diku tjetër në Europë, modelet e motit parashikojnë më pak borë se normalja, përveç në disa zona veriore dhe zona qendrore rreth Alpeve.

Europa Veriperëndimore dhe Juglindore priren të jenë më të thata se zakonisht, ndërsa Europa Jugperëndimore është përgjithësisht më e lagësht.

Por, ndërsa largohemi më shumë nga epiqendra në Paqësor, ndikimet e La Niña dhe El Niño ndërpriten më lehtë nga modelet lokale të motit. Kjo i bën efektet e tyre të sakta në Evropë të vështira për t’u parashikuar pa dy ngjarje krejtësisht të njëjta.

Ashpërsia e ekstremeve të tjera të motit po intensifikohet gjithashtu nga ndryshimet klimatike. Reshjet janë bërë më të ndryshueshme, duke devijuar nga mesataret historike dhe modelet e pritshme.

Rritja e shkaktuar nga njeriu në gazrat serrë ka rritur shpeshtësinë dhe intensitetin e ngjarjeve ekstreme të motit, sipas Raportit të Gjashtë të Vlerësimit të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC).

Me këto modele ‘normale’ të motit që ndryshojnë nga ndryshimet klimatike, mund të jetë e vështirë të parashikohet se çfarë do të sjellë e ardhmja.

Related Posts

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Intervista “hot” e Monika Kryemadhit: Kam dy vjet pa bërë s*ks, dy ditë para se të ndahesha me Ilir Metën

Monika Kryemadhi ka dhene nje interviste ndryshe ne Top Albania Radio duke treguar disa detaje nga jeta e saj personale. Ajo ka treguar se pas ndarjes nga…

85 ANIJE LUFTARAKE RRETHOJNË IRANIN, Avionët BOMBARDUES gati për sulm, 1100 avione gati

85 anije luftarake rrethojnë Iranin, duke ngritur alarmin për një përshkallëzim të mundshëm të situatës. Raportimet për grumbullim masiv të forcave ushtarake po përhapen me shpejtësi, duke…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *