Tirane- SPAK ka zbuluar edhe trukun si Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta paratë që dyshohen se vinin nga aktiviteti i korrupsionit i mbulonin me kredi të marra në bankë e që më pas shlyheshin nga e ëma, Fatime Kryemadhi. Edhe pse nëna e Kryemadhit ishte një grua që merrte një pension vetëm prej 8316 lekësh për punën e saj si infermiere, në llogaritë e saj lëvizin qindra mijëra euro si për kredi, si për shtëpi, si për pagesa të shkollave të fëmijëve në Angli, si për shpenzime nëpër dyqane të shtrenjta, llixha apo ndërhyrje kirurgjikale.
Në dosjen e SPAK që ka siguruar Shqiptarja.com janë evidentuar disa raste kur Monika Kryemadhi merrte overdrafte të cilat më pas shlyheshin nga mamaja e saj Fatime Kryemadhi, e cila nuk jep shpjegime në lidhje me burimin e të ardhurave me të cilat shlyente këto overdrafte në vlerë mijëra euro.
Një ndëre rastet është dhe sesi mamaja e Kryemadhit, Fatime Kryemadhi e ka financuar shlyerjen e kredisë që ka marrë prej 335.000 euro për blerjen e apartamentit.
Nga analiza financiare që iu bë të ardhurave dhe shpenzimeve, të pasqyruara në llogaritë bankare të Fatime Kryemadhit rezultoi se kjo shtetase, në vitin-2010, ka balancë negative në shumën 846,000 Euro. Gjithashtu ne një rast rezulton se ka përdorur sikur i kishte marrë cash nga kompania Agi Kons e Gentian Sulës.
Shtetasit Monika Kryemadhi dhe Ilir Metaj në deklaratën e interesave private vjetore të vitit 2010 të pasurive dhe interesave private, kanë bërë deklarim të rremë lidhur me burimin e financimit, për blerjen e apartamentit me nr. pasurie 3/64+1-9, ndodhur në rrugën “Vaso Pasha”, nuk kanë deklaruar shpenzimet e qirasë së apartamentit nr. pasurie 3/64+1-9 deri në periudhën e blerjes, si dhe ka dyshime se kanë bërë deklarim të rremë të pasurisë pasi apartamenti i regjistruar në pronësi të Kozeta Finos, rezulton se është pronë e shtetasve Ilir Metaj dhe Monika Kryemadhi e fshehur në emrin e Fatime Kryemadhit.
Ata nuk kanë deklaruar se financimin në vlerën 200.000 Euro për blerjen e apartamentit me numër pasurie 3/64+1-9 është kryer nga Fatime Kryemadhi, por kanë deklaruar se shuma prej 200.000 Euro ka qenë gjendje cash nga shitja në vitin 2006 e vilës në Golem, Kavajë, ndërkohë që nëse ata do ti kishin këto shuma parash cash, nuk kishte pse Fatimja të financonte në një kohë shumë të shkurtër llogaritë bankare të tyre në këtë vlerë, madje dhe më shumë. Ky përfundim bazohet në faktin se Fatime Kryemadhi përveç se ka paguar shumën 310.000 Euro, ka paguar edhe tatimin e pronës që në rastin e shitjes së një pasurie paguhet nga pronari i pasurisë në lidhje me kredinë e marrë prej saj me qëllim financimin e blerjes së apartamentit prej shtetases Kozeta Fino Nr. 3/64+1-8./
Shtetasja Fatime Kryemadhi e ka financuar shlyerjen e kredisë që ka marrë prej 335.000 Euro nga para të derdhura cash në vlerën 246.000 USD dhe para të tjera burimi i të cilave nuk eshte ai i cili është kompania Agi Kons e deklaruar nga Fatimja, dhe si rrjedhim dyshohet se janë para të fituara në mënyre të paligjshme.
Nga analiza financiare që iu bë të ardhurave dhe shpenzimeve pasqyruara në llogaritë bankare të Fatime Kryemadhit rezultoi se kjo shtetase, në vitin 2010, ka balancë negative në shumën 846,000 Euro. Në këto rrethana lidhja e kontratës me shtetasen Kozeta Fino nga ana e Fatime Kryemadhit, marrja prej saj e kredisë bankare, si dhe financimi me këto të ardhura i një pjese të apartamentit të blerë nga Ilir Metaj e Monika Kryemadhi Nr. 3/64+1-9, ndërkohë që vetë Fatimja në këtë kohë ishte pensioniste, krijon dyshimin e asryeshëm se është bërë me qëllim për të futur në sistemin bankar shuma monetare që burojnë nga veprimtari të paligjshme sikurse është dhe vepra penale e “Korrupsionit”.
Me qëllim për të mos përdorur për blerjen e apartamenteve këto shuma parashë me origjinë korruptive, është përdorur si truk marrja fillimisht e dy kredive bankare, dhe më pas shlyerja e kredive nëpërmjet depozitimit Cash pa burim të ligjshem nga Fatime Kryemadhit, me deklarimin e burimeve të paqëna sikurse është rasti i shtetasit Gentian Sula me qëllim shlyerjen e kredive, është arritur që të futen në sistemin bankar një shumë e pajustifikuar parashë prej 846,000 Euro
Për këtë shumë parash, Fatimja nuk ka dhënë asnjë shpjegim të besueshëm, por thjesht është përpjekur që të justifikojë ato me të ardhura të siguruara nga huatë, pasqyruar kjo në deklarata noteriale të paraqitur nga shtetas të ndryshëm, të cilët paraqiten si huadhënës sikurse është rasti i Ema Çokut. Këto deklarata noteriale, jo vetëm që janë përpiluar pas pyetjes së shtetases Fatime Kryemadhi, por në sistemin bankar nuk ka asnjë të dhënë për marrjen e shumave monetare, dhe as për shlyerjen e tyre ndonëse ka kaluar një periudhë kohore prej 15 vjet nga ndodhja e fakteve.
Shtetasja Fatime Kryemadhi, nuk ka patur mundësi për të krijuar të ardhura në shumën 300.000 Euro, para të cilat i ka përdorur për të likujdura kredinë e marrë, të cilën e përdori për të financuar Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën për blerjen e apartamentit të regjistruar si pronë e Mirvjen Ninos, dhe as financimin e apartamentit të saj të blerë nga Kozeta Fino. Në këtë mënyrë Fatime Kryemadhi, rezulton se i ka marrë kreditë bankare, me qëllim për të futur në sistemin bankar, nëpërmjet pagimit të kësteve të kredive shuma monetare të cilat burojnë nga veprimtari e korrupsionit. Pra shumat e parave të ligjshme të përfituara nga kreditë, janë kthyer në bankë me para të paligjshme të përfituara nga veprimtari korruptive. Në këtë mënyrë, ajo ka mbuluar natyrën e vërtetë të shumave monetare të siguruara në mënyrë të paligjshme. ‘ thuhet në faqen 132.
Bëhet fjalë për kohën kur Ilir Meta akuzohet për korrupsion në lidhje me Kastriot Ismailaj, administratori i shoqërisë Debt International Advisory, (DIA) për të cilën Meta akuzohet se ka ndikuar drejtprëdrejtë që Ismailaj të përfitonte kontratën për mbledhjen e borxheve të CEZ-it. Ndërsa si truk ka përdorur marrjen e kredive të cilat më pas shlyheshin nëpërmjet depozitimeve cash.
Me qëllim për të mos përdorur për blerjen e apartamenteve shuma parash me origjinë korruptive, apo të pajustifikuara ndërkohë që në këtë periudhë kohore Ilir Meta akuzohet edhe për një fakt korrupsioni në lidhje me shtetasin Kastriot Ismailaj, është përdorur si truk marrja fillimisht e dy kredive bankare.
Më pas është bërë shlyerja e kredive nëpërmjet depozitimit Cash pa burim të ligjshem nga Fatime Kryemadhit, ose me deklarimin e burimeve të paqëna sikurse është rasti i shumave të deklaruara si të përfituara nga Gentjan Sula, dhe është arritur që të futen në sistemin bankar një shumë e pajustifikuar parashë prej 846,000 Euro.
Për këtë shumë parash, Fatimja nuk ka dhënë asnjë shpjegim të besueshëm, por thjesht është përpjekur që të justifikojë ato me të ardhura të siguruara nga huatë, pasqyruar kjo në deklarata noteriale të paraqitur nga shtetas të ndryshëm, të cilët paraqiten si huadhënës sikurse është rasti i Ema Çokut.
Këto deklarata noteriale, jo vetëm që janë përpiluar pas pyetjes së shtetases Fatime Kryemadhi, por në sistemin bankar nuk ka asnjë të dhënë për marrjen e shumave monetare, dhe as për shlyerjen e tyre ndonëse ka kaluar një periudhë kohore prej 15 vjet nga ndodhja e fakteve. Shtetasja Fatime Kryemadhi nuk ka pasur mundësi për të krijuar të ardhura në shumën 300.000 Euro, para të cilat i ka përdorur për të likujdura kredinë e marrë, të cilën e përdori për të financuar Monika Kryemadhin dhe Ilir Metën për blerjen e apartamentit të regjistruar si pronë e Mirvjen Ninos, dhe as financimin e apartamentit të saj të blerë nga Kozeta Fino.
Në këtë mënyrë Fatime Kryemadhi, rezulton se i ka marrë kreditë bankare, me qëllim për të futur në sistemin bankar, nëpërmjet pagimit të kësteve të kredive shuma monetare të cilat burojnë nga veprimtari e korrupsionit.
Pra shumat e parave të ligjshme të përfituara nga kreditë, janë kthyer në bankë me para të paligjshme të përfituara nga veprimtari korruptive. Në këtë mënyrë, ajo ka mbuluar natyrën e vërtetë të shumave monetare të siguruara në mënyrë të paligjshme.