Nga janari 2025, 200% rritje të tatimit për pronat komerciale

Ligji i ri për tatimin në pronë, i miratuar vitin e kaluar do të rritë mbi 200% tatimin për pronat komerciale nga janari i vitit 2025. Kjo po kundërshtohet ashpër nga Asociacioni i Komunave të Kosovës dhe Aleanca Kosovare e Biznesit që sipas tyre janë vlera të papërballueshme dhe në fund pësojnë prapë qytetarët. Deputeti Ferat Shala thotë se ky ligj është e pamundur të kthehet në pikën zero në këtë legjislaturë.

Një rritje e lartë e tatimit në pronë po i pret të gjithë ata që kanë prona komerciale nga janari i vitit 2025.

Me 01.01.2025, sipas ligjit vlera e detyrimit tatimor për pronën në vlerë deri në njëqindmijë mund të variojë prej 0.10% deri 1%, nga 0.20% deri në 1%, për vlerën e pronave mbi njëqind mijë euro.

Për vlerën e pronave mbi 500 mijë aplikohet shkalla tatimore që mund të variojë prej 0.30% deri 1%.

0.40 deri 1% deri në 1 milion, kurse për vlerën e pronave mbi pesë milionë euro aplikohet shkalla tatimore mund të variojë prej 0.50% deri 1%.

Vlerësimin e pronave e ka bërë Ministria e Financave, por shkalla tatimore do të vendoset nga kuvendet komunale.

Edhe nëse shkalla tatimore merret më e ulëta, përsëri do ketë rritje të mëdha të tatimit.

Në një llogaritje të tillë sipas Asociacionit të Komunave të Kosovës, për shembull nëse vlera e pronës është 7 milionë euro, nga 11,900 euro i njëjti do të paguajë 26,100 euro.

Kjo rritje sjell probleme të tjera, për të cilat tregon kryetari i AKK-së.

”Nëse këto fatura, i shkojnë bizneseve të Kosovës atëherë do të jetë një zinxhirë i dëmeve, sepse nëse kemi një pronë komerciale që i ka, një numër të vogël, të mesëm të madh të shitoreve, ata do të jenë të detyruar që t’i ngrisin qerat, në momentin që ngritën qerat, vjen pasoja tjetër ku mund të ngriten gjërat ushqimore, rrobat apo mund të zvoglohet numri i punëtorëve” – ka thënë Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.Nga janari 2025, 200% rritje të tatimit për pronat komerciale

Related Posts

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Intervista “hot” e Monika Kryemadhit: Kam dy vjet pa bërë s*ks, dy ditë para se të ndahesha me Ilir Metën

Monika Kryemadhi ka dhene nje interviste ndryshe ne Top Albania Radio duke treguar disa detaje nga jeta e saj personale. Ajo ka treguar se pas ndarjes nga…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *