do_shortcode('[rt_reading_time]')

“Mungojke një sasi në vlerë prej 6 milionë…” – Kush janë zyrtarët e përfshirë në “Aferën e grurit” në MINT dhe përse u përfshi AKI-ja?

Shperndaje ne:
Koha e leximit: 1 min.

Është publikuar pjesa e dytë e përgjimeve që shpërfaqin keqpërdorimin me blerjen e rezervave shtetërore, në këtë rast të grurit, në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, e cila drejtohet nga ministrja, Rozeta Hajdari, raporton Gazeta Sinjali.

Audio-incizimi i publikuar nga Nacionale ka zbuluar detaje se si është orkestruar ‘Afera e grurit’.

Zyrtarët e MINT-it në këto incizime bisedojnë rreth nënshkrimit të kontratës për blerjen e grurit vitin e kaluar. Ata përmendin me emra disa zyrtarë si Hafiz Gara, Rexha, Arbëri, këshilltari (që nuk dihet nëse është fjala për këshilltarin e ministres, apo të ndonjë zyrtari tjetër)

Krejt përgjimi tregon për zyrtarin Enver Hajruallahu që me pozitë është certifikues. Ndaj tij kishte presione të mëdha për ta nënshkruar kontratën rreth grurit, edhe pse disa ton mungonin.

Certifikuesi nuk pranonte ta nënshkruante.

“Se këta e kanë bërë njëherë grunin me ardhë deri në Shqipëri, tani me shku me marrë po nuk po zgjasim shumë se sekret shtetëror. Edhe tash unë nuk lëshojsha pe, se mungojke një sasi në vlerë prej 6 milionë”, dëgjohet duke thënë zyrtari i MINT-it.

“Unë i kam thanë nuk e paguaj për qetë punë për qetë punë, se tash ky shpediteri ky që e ka pas (nuk kuptohet) e ka pasur edhe shpedicionin, ai thojke e kam pru, shpediteri thojke mungojnë 9 tonë, këta thojshin mungojnë pak ma shumë, se aty në kontratë thuhet se duhet me i sjellë 10 mijë tonë me nen nuk duhet me humb asnjë pike rrugës”, thotë ai.

Ai rrëfen edhe për mosmarrëveshjet me ministren Hajdari, për të cilën thotë se e kanë çu ‘fytas’, e që si duket situata kishte eskaluar gati në sulm fizik.

“Edhe tani hiç, para dy-tri jave një muaji, fytas e kemi çu me ministren. Ma Hafizi ke tu e rrehë. Ajo ju lutem ligjet ndërkombëtare, ky i ka fajet, ky si ka fajet. I thashë ministres nuk i njoh unë ligjet ndërkombëtare, thashë të këqijat… këqyre bre email që ma ka shkru, këqyre email…”, thotë ai.

Related Posts

Arrihet marrëveshja, 500 mijë shqiptarë do të përfitojnë pensione në Itali

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Rreth 500 mijë shqiptarë që punojnë në Itali do të përfitojnë, kur marrëveshja të miratohet në parlamentet e dy vendeve. Shqipëria dhe…

Termometri shënon -3 gradë, Italia zbardhet nga bora në gusht

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Është e pazakontë që të ketë dëborë në muajin gusht, por kështu ka ndodhur në disa rajone të Italisë këtë të shtunë….

Safet Gjici në burg dhe Alma në ‘’arrest shtëpie”, qentë endacakë ‘pushtojnë’ Kukësin…

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Qentë endacakë ditëve të fundit janë shtuar në qytetin e Kukësit. Ata janë kudo duke u kthyer në një problem serioz për…

“Ju prezantoj me anëtarin e ri të familjes”, Ardit Gjebrea poston foton: Është një dashuri

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 0 min.Producenti dhe moderatori Ardit Gjebrea na ka prezantuar me anëtarin më të ri të familjes. Me anë të një postimi moderatori shumë…

Reagon gruaja e Haxhi Krasniqit: Turpi është i juaji, boksi ka rregulla

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Të shtunën u zhvillua mbrëmja e shumëpritur e boksit në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku protagonist kryesor kishte bokserin nga Juniku, Haxhi Krasniqin….

Diola: Ngela shtatzënë herën e tretë pasi provova vajin e kanabisit

Shperndaje ne:

Shperndaje ne:Koha e leximit: 1 min.Diola Dosti ishte e ftuar ditën e sotme në “S’e luan Topi”, ku është shprehur se është pro legalizimit të kanabisit medicinal…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *