Media franceze: Rama “autoritar, i korruptuar” dhe farsa me BE

Një lider “autoritar dhe i korruptuar” që për më tepër i ka tejet të dukshme “lidhjet me rrjetet e krimit të organizuar dhe narkotrafikut” po hiqet sikur po e afron vendin e tij me BE. Kështu e përshkruan media e njohur e rajonit të frengjisht “Courrier des Balkans”, Edi Ramën pas hapjes së kapitullit të parë të negociatave me Brukselin. Në artikullin e tij, gazetari me përvojë Jean Arnault Derens, autor i një tjetër analize, kohë më parë në Mediapart (shiko linkun poshtë), ku tregonte se si Rama blen mbështetjen ndërkombëtare duke sakrifikuar interesat e vendit të vet këtë herë heq një paralelizëm me presidentin serb Vuçiç. 

Media franceze: Si u bë autokrati Rama aleati më i mirë i Perëndimit

Në tekstin e lexuar nga Lapsi.al trajtohen shfrytëzimi i burimeve natyrore si litiumi në Serbi dhe marrja e emigrantëve në Shëngjin, duke vënë në dukje rolin e Serbisë dhe Shqipërisë në raport me politikat e Bashkimit Evropian. Sipas tij, Serbia dhe Shqipëria, të udhëhequra nga liderë të korruptuar dhe autoritarë si Aleksandar Vučić dhe Edi Rama, kanë hyrë në marrëveshje që i shërbejnë interesave të fuqive më të mëdha evropiane, si Italia dhe Gjermania, duke bërë kompromise  që dëmtojnë interesat kombëtare të vendeve të tyre.

“Edi Rama, lidhjet e të cilit janë tepër të dukshme me rrjetet e krimit të organizuar dhe narkotrafikut, gjithmonë ka nevojë “të bëhet i dobishëm” për fqinjin e tij të madh, gjë të cilën e pranon vetë, duke përsëritur se Italia do të mund të mbështetet gjithmonë te Shqipëria… Veçse Roma mbështetet te Tirana ashtu si dikush mbështetet tek një shërbëtor, të cilit sa më mirë sa ia njeh prapësitë dhe turpet, aq më shumë ia rrit nënshtrimin”, shkruan “Courrier des Balkans”. Nisur nga këtu mbërrin në konkluzionin se anëtarësimi në BE nuk është veçse një mirazh i gënjeshtërt. Dhe kjo për një arsye: “Askush nuk mund t’i konsiderojë si të barabartë shërbëtorët e tij, banorët e një hapësire të nënshtruar, rojet e një zone përjashtimi” thuhet ne artikullin e lexuar nga Lapsi.al. 

Andi Bushati: Ana jonë e zezë që mediat perendimore e shohin kur i’u duhet 

Autori argumenton se premtimi për integrimin evropian është vetëm një fasadë për të kontrolluar liderët lokalë dhe për të siguruar që vendet e Ballkanit të shërbejnë si koloni të reja për interesa strategjike dhe ekonomike të Bashkimit Evropian. Ai përshkruan një vizion ku vendet e Ballkanit nuk kanë më një “vokacion” të vërtetë për t’u bashkuar me BE-në, por mbahen në një gjendje nënshtrimi për të kryer detyra të caktuara për fuqitë perëndimore.

“Është jashtë çdo diskutimi që Shqipëria të mund të shihet si me të drejta të  barabarta me Italinë duke u bashkuar me të në Bashkimin Evropian, ndonëse Tirana ka hapur, në prag të mbërritjes së refugjatëve në Shëngjin, kapitullin e saj të parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Kjo duhet parë vetëm si një farsë cinike”.

Analiza e Der Spiegel: Pse Bashkimi Europian ka mbyllur një sy për Edi Ramën!

Por sipas autorit kjo maskaradë mbahet gjallë për dy arsye. Së pari sepse “duhet të vazhdojë “spektakli” i integrimit për qytetarët e Ballkanit, të cilët gjithnjë e më pak po mashtrohen nga kjo lojë që po zgjat dhe së dyti për qytetarët e shteteve anëtare, të cilët ende kanë iluzionin se jetojnë në shoqëri të privilegjuara, demokratike dhe të begata, që përfaqësojnë ende një model të lakmueshëm dhe të dëshiruar në të gjithë botën”.

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *