‘’Ferronikeli u shit; Na duhen dy qymyr’’, biseda të reja të Mihalit me ish-kryeshefin e KEK-ut rreth energjetikës

Emra të anëtarëve nëpër borde, komunikime me zyrtarë politikë e civilë të institucioneve, komunikim për rregullore të KEK-ut dhe redaktore e komunikatave të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Të gjitha këto punë e funksione i kryen koordinatorja e VV-së, Dejona Mihali, në mesazhet e saj me Nagip Krasniqin.

Urdhrin e Dejona Mihalit që të mos ketë reduktime të rrymës për dy ditë në Kosovë, ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ia përcolli ‘Ergysit’. Saktësisht siç thuhet në mesazhin e publikuar ditë më parë. E Ergysi nuk është një person i rëndomtë.

Ergys Verdho ishte Drejtor i Korporatës Energjetike në Shqipëri, nga ku Kosova dy vjet më parë po blinte rrymë. Pra, Dejona Mihali, e urdhëron Nagip Krasniqin, për sasinë e rrymës që duhet të blehet në mënyrë që të mos ketë reduktime.

Megjithatë, tema se kur duhet të ketë reduktime e kur jo, ka qenë vetëm një prej shumë temave të rëndësishme për energjinë në të cilat ka qenë e përfshirja koordinatorja për komitete në VV, Dejona Mihali.

Në fakt, Mihali që nuk ka asnjë funksion shtetëror, ka qenë personi që ka kontrolluar gjithçka rreth fushës së energjisë. Madje, edhe me tema që duken krejt të parëndësishme në shikim të parë.

Urgjenca në KOSTT dhe kërkesa për takim me Kurtin – Dejona ‘postë’

“Jo nuk e njoh”.

“A ka mundësi ta kontaktosh dhe ta pyesësh si është puna. Vetëm i thuaj që na thanë se diçka problem keni aty”, i shkruan Dejona Mihali Nagip Krasniqit.

Megjithatë informatat e Mihalit dalin të jenë shumë më të avancuara për situatën në KOSTT. “

Madje kjo e fundit del se e di edhe çfarë karakteri kanë udhëheqësit e KOSTT-it.

Anëtarët e bordeve dhe punësimet – Komisarja Mihali di gjithçka

Në të tjera mesazhe të cilat i ka publikuar Nacionale, koordinatorja e VV-së, komunikon me Nagip Krasniqin për seancat e Kuvendit, votimet e anëtarëve të Bordit dhe për njerëzit e besueshëm që kanë, dhe të tjerët që ishin pjesë e ‘regjimit’ të vjetër.

Diskutimet nuk ndalen për punësimet, personat e afërt me VV-në, dhe për të tjerët që kanë qenë të ndërlidhur me ish-regjimin.

Nagip Krasniqi e njoftonte Mihalin për shumë pozita me rëndësi ku kishte konkurse të hapura.

Në një tjetër bisedë, Mihali e njofton Krasniqin se sekretarin po e shkarkojnë, pavarësisht se nuk dihet se për cilin sekretar ka qenë fjala.

Një tjetër bisedë duket se bëhet për disa persona të cilët janë të afërt me VV-në, dhe të cilët duhet të ftoheshin në një takim të rëndësishëm.

Mihali i redakton komunikatat e vendimet në KEK

Mihali në rolin e udhëheqeses së zyrës për media, kërkonte që të organizohet një konferencë. “Si përmbledhje e punëve. Jo si justifikim, por si prezantim”, Krasniqi ia kthen “Po e kam në plan”.

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *