Makina merr përpara 36 bagëti, pronari thirrje shkaktarit të aksidentit

Një ditë pas aksidentit të mbrëmshëm në aksin rrugor Levan-Qarr, 37 krerët e bagëtive të imëta vijojnë të jenë të ngordhura në anë të rrugës.

Sipas përgjegjëses së shërbimit veterinar pranë Bashkisë Fier, Melaize Korçari, ato do të groposen gjatë ditës së sotme, në Pishporo.

Ndërkohë, pronari i tufës së dhenve, Fetah Murataj tregon se përveç krerëve të ngordhur, 10 të tjerë janë të lënduar duke i shkaktuar një dëm të madh ekonomik.

I moshuari tregon se prej 25 vitesh mbarështon bagëti dhe kurrë më parë nuk i ka ndodhur asnjë problem.

Ne me këto bagëti ushqehemi dhe me këto bagëti blejmë toka ku mbajmë këto bagëti që ushqehemi. Ne prej 25 vitesh nuk kemi pasur probleme. Kjo fatkeqësi erdhi nga një që kishte pirë raki dhe një tjetër bënte gara me shokun Këtu, kjo është porta që futemi dhe këtu u shtypën dhentë”, thotë pronari i bagëtive të imëta.

Gjatë fjalës së tij, ai i bën thirrje shkaktarit/ ëve të aksidentit t’i paguajnë dëmshpërblimin.

“Të bjerë lekët se dhentë nuk ngrihen më. Të gjitha i kisha të martikulluara, me NIPT e me të gjitha”, thotë ai.

Kujtojmë se në lidhje me aksidentin e mbrëmjes së djeshme, policia ka arrestuar drejtuesin e njërit prej mjeteve të përfshira në ngjarje pasi ka rezultuar se ka drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *