Haradinaj për Kurtin: Ai është spiun i Serbisë, e la ushtrinë pa bukë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj gjatë fjalimit në seancën e jashtëzakonshme për problemet me furnizim me ushqim në FSK, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Albin Kurti duke e quajtur atë “spiun të Serbisë dhe tradhtar”, pasi sipas tij, ai i ka lënë ushtarët pa bukë.

“Një ditë këtu i kam thënë se ai është spiun i Serbisë, [dhe] po është spiun i Serbisë. Po- është tradhtar ai njeri që e le ushtrinë pa bukë. Çka tjetër me i thanë këtij njeriu” – ka deklaruar Haradinaj.

Ndër të tjera, ai ka deklaruar se për gjendjen e krijuar do duhej të merreshin masa urgjente dhe të shkarkoheshin përgjegjësit e kësaj situate.

”Këshillin e Sigurisë e kisha thirrë në gjysmë të natës. Shtatë veta i kisha çu në shtëpi. Kam çu njerëz në shtëpi për sene më të vogla se kjo. Shtab krize ish ba e s’kish guxu ushtria e ushtari me nejtë pa ato që i takojnë e pa ushqim”, ka thënë Haradinaj.

Kjo seancë është thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 43 nënshkrime të deputetëve, me një rezolutë të propozuar.

“Propozim Rezoluta është e thjeshtë: ‘Kuvendi i Republikës së Kosovës e obligon Qeverinë, Ministrinë e Mbrojtjes, që me urgjencë ta zgjidhë çështjen e furnizimit me ushqim si dhe me të gjitha pajisjet tjera të nevojshme’. Nesër Kuvendi do të obligojë Qeverinë të zgjidhë këtë çështje. Për sqarim: ky draft i Rezolutës mund të plotësohet nga deputetët në seancë”- ka njoftuar shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri në Facebook.

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *