Ekspertja jep LAJMIN E MIRË për pensionistët, kush do të përfitojë nga “vendimi” i qeverisë…

Prej datës 1 tetor është aplikuar indeksimi i pensioneve nga i cili përfitojnë 791 mijë të moshuar në mbarë vendin.

Sakaq, qeveria po rishikon skemën e sigurimeve shoqërore për të përmbushur në këtë mënyrë angazhimin për të mos pasur pensione nën 150 euro deri në vitin 2030.

Qeveria është ende në proces vlerësimi të skemës aktuale të pensioneve. Ekspertët sugjerojnë se do të rishikohen pensionet e ulëta, të cilat janë nën 150 euro në muaj. Sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, mbi 140 mijë individë aktualisht marrin pensione më të ulëta se 150 euro, përfshirë pensionet në zonat rurale dhe pensionet familjare në zonat urbane. Në fund të vitit 2023, skema e pensioneve përfshinte rreth 705 mijë qytetarë, përkatësisht 608,581 pensione urbane dhe 96,418 pensione rurale. Ndër pensionet urbane, 503,747 janë për pleqëri, 60,956 për invaliditet dhe 43,878 janë pensione familjare. Pensionet familjare në zonat urbane pritet të rriten në mënyrë të tillë që të mos jenë më nën 150 euro, me një rritje mesatare prej rreth 50 mijë lekësh te vjetra në muaj. Në total, 140,296 pensionistë do të përfitojnë nga këto shtesa, duke synuar që pensionet të mos jenë më nën 150 euro deri në vitin 2030“, tha ekspertja e ekonomisë, Eriola Hoxha.

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *