Tashmë influenca e tyre te njerëzit e thjeshte është shumë e madhe. Luizi, Efi, Kiara, Dea Mishel e shumë personazhe të tjerë të Big Brother VIP janë kthyer në influencuesit më të mëdhenj shqiptarë pas daljes nga ky reality show.
Postimet e tyre në Instagram nuk janë më veç postime por janë kthyer në një përfitim për ta, ku regjistrohen shifra marramendëse. Deri më tani sipas ekspertit të IT-së Tomi Kallanxhi, shifrën më të lartë të pagesës e mban fituesi i këtij edicioni Luiz Ejlli.
“Luiz Ejlli është on top. Kur ka qenë brenda është paguar 1500-2000 për një post, ndërsa tani që ka dalë shifra më e lartë për postim 10 mijë euro”, tha Tomi Kallanxhi, eksperti i IT-së në emisionin ‘Më lër të flas’.
Mbrapa nuk mbeten as ish-banorët e tjerë, pavarësisht diferencës së madhe shifrash që kanë me Luizin. Gazetari i showbiz-it Andi Vrapi zbuloi për emisionin “Më lër të flas” se vendin e dytë e mban Efi, e më pas Kiara dhe të tjerët.
“Vendin e dytë e mban Efi me 2000 euro, ndërsa më pas vjen Kiara me 1000 euro. Pastaj vijnë Dea Mishel e personazhët e tjerë”, tha ai.
Ndër të tjera, Tomi Kallanxhi zbuloi edhe shifrat që fitojnë Bora Zemani dhe Arbana Osmani nga një postim i vetëm në Instagram. Dhe sipas ekspertit të IT-së, kjo vjen jo vetëm prej tyre, por edhe falë televizionit që i ka lançuar.
“Për Borën dhe Arbanën shifrat lëvizin nga 3000-5000 euro për postim. Njerëzit që Top Channel i ka marrë, i ka ngritur dhe nuk do të dinë ta mbajnë. Shumë shpejt kjo famë mund t’i venitet, por nuk është se ka qenë merita e tyre 100 % por e televizionit që i ka lançuar”, tha Kallanxhi.