Arsyeja e braktisjes është mungesa e infrastrukturës, shkollimit, shërbimeve shëndetësore dhe terreni i ashpër malor.

Në shpatin juglindor të malit të Pashtrikut, shtrihet fshati “Pusi i Thatë”. Çatitë e drurit po bien njëra pas tjetrës, muret prej guri po shemben. Pamja është e trishtueshme. Në fshat nuk dëgjohet asnjë zë, veç fëshfërima e pyllit.

“Deri para viteve ‘90 jetonin 45 famile, ndërsa aktualisht ky fshat është braktisur totalisht. Shumica kanë shkuar në Tiranë e Durrës por edhe jashtë”

Banori i fundit, Rizan Morina para 10 ditësh është shpërngulur nga fshati Pus i Thatë bashkë me familjen. Sot e takojmë rastësisht teksa merr orenditë e fundit dhe na rrëfen arsyet që e detyruan të braktisë vendlindjen.“Banorët e tjere ikën të gjithë, vetem s’rrinim dot. Rrugë jo, as shkollë e shëndetesi. Largimet kanë nisur prej 10 vitesh, por në vitin e fundit (2023) ikën të gjithë”, u shpreh ai.

Edhe pse i totalisht i braktisur, Rizani thotë se këtu herë pas here kalonin turistë, të apasionuar pas natyrës. Nga ky fshat mund të kundrosh liqenin e Fierzes, qytetin e Kukesit, Malin e Gjallicës.“Kanë ardhur turistët vitet e tjera se ju pëlqente mali e klima. Rrinin në çadra në livadhe, por tani nuk vijnë më”, tha ai.

Banorët e fshatit Pusi i Thatë, pjesë e Bashkisë së Hasit, më parë jetonin me blegtori, ndërsa bujqësia s’ka qenë asnjëherë e favorizuar për shkak të terrenit malor. Bukuritë natyrore janë të jashtëzakonshme, por këto nuk mjaftojnë! Banorët u detyruan të lënë fshatin pasi mungon rruga, shkolla, punësimi.

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *