Deputeti Frrok Gjini i kthehet ashpër Nokës: Nuk ka bir k*** që më ndalon të hyj në Parlament (VIDEO)

Këtë të enjte, ka pasur tensione mes deputetëve të opozitës dhe deputetëve të PS. Deputetët e opozitës, kanë tentuar të ndalojnë deputetët socialistë të hyjnë në Kuvend, pasi atyre vetë iu është ndaluar hyrja.

Deputeti Flamur Noka, është përplasur me deputetin e PS-së Frrok Gjini, i cili ka thënë se gjallë a vdekur do hyjë në parlament.

Deputetët e PD-së vendosin 4 manekina para Kuvendit dhe i vendosin zjarrin (VIDEO)

“Nuk ka bir k*** që më ndalon të hyj në Parlament”, tha Gjini.

Përplasja:

Flamur Noka: “Ik Frrok, hajde tani, ik”!

Frrok Gjini: “Mos më prek më dorë”!

Flamur Noka: “Ik Frrok, nuk hyn”.

Frrok Gjini: “Ore s’më prek kush më dorë mua. S’ka bir k**ve që më ndalon të hyj në Parlament”.

Flamur Noka: “Frrok hajde me mua të flasim”.

Frrok Gjini: “S’kam punë me ty, do hyj në Parlament. Nuk kthehem pas unë. Do hyj në Parlament.
“Jeni duke provokuar opozitën. Asnjëherë nuk është shpallur opozita armike. Është hera e parë që shpallet armike. Ju lutem asnjë provokim për opozitën”, tha Noka.

“Ne jemi në betejë jetë a vdekje, ju betejë humori”, iu drejtua Noka deputetit Gjini.

Opozita edhe sot ka vazhduar aksionin e saj, për të mos lejuar zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit, si shenjë protestë për burgosjen e Ervin Salianjit.

Ndërkohë në Kuvend kanë shkuar edhe ministrat e PS, deputetët nuk i kanë lejuar që të futen, madje edhe janë përplasur me ministrin e Financave, Petrit Malaj.

Ndërsa deputeti Luan Baçi dëgjohet ti drejtohet Niko Peleshit “Niko mos bëni të fortin”.

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *