Berisha shkruan se, ndërtimi i Xhamisë nisi me datë 20 prill 2013, pasi qeveria e PD i riktheu tokën e konfiskuar nga regjimi komunist i komunitetit mysliman, të cilën e pengoi për 11 vite Edi Rama si Kryetar Bashkie.

Por me të ardhur në pushtet, Rama e ndërpreu për dy vite, për të rinisur ndërtimi në vitin 2015, me fondet e besimtarëve myslimanë turq.

Në mesazhin e tij, kreu i PD-së, Sali Berisha, ka dënuar edhe ndërhyrjet politike në çështjet e besimeve fetare dhe në Komunitetin Mysliman Shqiptar.

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Sot inaugurohet Xhamia e Namazgjasë në Tiranë!

Të dashur miq, inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë 11 vite pas fillimit të ndërtimit është një ngjarje e veçantë për besimtarët myslimanë të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë.

Ky tempull fetar madhështor zbukuron gjithashtu kryeqytetin e vendit. Me këtë rast uroj nga zemra të gjithë besimtarët myslimanë të Tiranës dhe të Shqipërisë për xhaminë e re madhështore prej 5000 vendesh ku do t’i falen, luten Zotit të Madhërishëm.

Të dashur miq, ndërtimi i kësaj Xhamie nisi me datë 20 prill 2013 pasi qeveria e PD i riktheu tokën e konfiskuar nga regjimi komunist i komunitetit mysliman të cilën e pengoi për 11 vite Edi Rama si Kryetar Bashkie.

Projekti i saj i ishte bërë nga njëra prej studiove më të famshme në botë. Por pas zgjedhjeve Rama në nje akt të papërgjegjshëm e ndërpreu ndërtimin Xhamisë së Namazgjasë. Fillimi i ndërtimit t xhamisë u inaugurua për së dyti me datë 20 prill 2015, por me projekt të ndryshuar dhe në prani të njeriut që e kishte penguar me të gjitha mënyrat rikthimin e tokës komunitetit mysliman dhe ndërtimin e Xhamisë, Edi Ramës dhe Presidentit të Republikës së Turqisë Erdogan i cili me sa duket ndikoi tek Rama që të mos pengonte ndërtimin e saj dhe mori përsipër financimin e ndërtimit të xhamisë.

Xhamia është dhuratë e besimtarëve myslimanë turq për besimtarët myslimanë të Tiranës ndaj dhe gjej rastin t’ju shpreh atyre mirënjohjen më të thellë për bujarinë e tyre. Mirëpo kjo bujari e besimtarëve myslimanë të Turqisë u përdor nga Edi Rama për qëllime politike, por dhe më keq për të ngjallur farën e përçarjes së myslimaneve shqiptarë siç bëri së fundmi me shtetin e pavarur islamik Bektashi.

Nën këtë moto të përçarjes sot në shkelje e statutit 100 vjeçar të KMSH nuk do jetë në inaugurim Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe ky është një ofendim për të gjithë besimtarët mysliman të Shqipërisë qe ai në mënyrë legjitime përfaqëson. Partia Demokratike nuk pajtohet me këto ndërhyrje antikushtetuese të papranueshme politike nga brenda apo nga jashtë në çështjet e besimeve fetare.

Ajo konsideron tolerancën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer ndër fetar si një vlerë hyjnore të shqiptarëve dhe garanton besimtarët mysliman dhe të krishterë shqiptarë se kjo parti në respekt të plotë të lirisë se besimit të qytetarëve shqiptarë do ruaj të paprekur parimin Kushtetues të ndarjes së shtetit nga besimet fetare në Shqipëri.

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *