Tani më edhe fëmijët shqiptarë që banojnë në fshatin Saxon dhe fshatrat për rreth kanë mundësi t`i vijojnë mësimet në gjuhë shqipe. Mësimi zhvillohet çdo të mërkure në shkollën fillore në Saxon të Kantonit të Valisit të Zvicrës nën drejtimin e mësueses Edona Haradini, e cila me një përkushtim të veçantë në bashkëpunim me prindërit e këtyre fshatrave si dhe me koordinatorin e shkollave shqipe Vaxhid Sejdiun arritën që këtë pikë shkollore ta bëjnë realitet. Këta fëmijë nga sot filluan një përpjekje të re, për ta mësuar në mënyrë të rregullt gjuhën e nënës, gjuhën shqipe.

Më e lumtura në këtë mes ishte vetë mësuesja Edona, e cila flet me një përkushtim të veçantë për përpjekjet e saj, që edhe pse ka emigruar në Zvicër nuk e fsheh dëshirën e saj të madhe që edhe në mërgim ta ushtroje profesionin e saj si mësuese e gjuhës shqipe, përcjell albinfo.ch.

Në të njëjta “valë gëzimi” ishin edhe prindërit e fëmijëve, të cilët vijojnë mësimet në këtë pikë shkollore me qëllim që ta mësojnë në mënyrë të rregullt gjuhën amtare. Klasa kishte marrë një pamje të bukur të ndritshme, ku dhjetëra fëmijë pasi kishin mbaruar mësimet e rregullta në shkollën e vendit, të mërkurën pasdite vazhduan mësimet në gjuhën shqipe.

Mësuesja Edona Nuredini e lumtur që tani më edhe në Zvicër ka mundësinë e mirë ta vazhdojnë profesionin e saj, me të vetmin qellim që të përfshijë në orët mësimore sa më shumë fëmijë shqiptarë.

Nxënësit: Eliani, Lena, Dilani, Lirioni, Doriani, Azalea, Adela, Aidi, Ajani, ⁠Elza, Diellza, ⁠Riani dhe të tjerët të cilët janë lajmëruar për t`u regjistruar në shkollën shqipe në Saxon të Valisit ju bëjnë thirrje të gjithë moshatarëve të tyre t`iu bashkëngjiten për ta mësuar gjuhën shqipe.

Buzëqeshjet e këtyre fëmijëve të kësaj klase, si dhe të dhjetëra pikave shkollore që janë hapur në mbarë Zvicrën ngjallnin shpresën se gjuha shqipe po përhapet me të madhe në Zvicër falë aktivitetit dhe angazhimit të veprimtarëve të “Shkollës shqipe” në Zvicër dhe veçmas Vaxhid Sejdiut, i cili me përkushtimin e tij është bërë shembulli më i mirë në shërbim të gjuhës dhe kulturës kombëtare, jo vetëm në Zvicër por edhe në mbarë mërgatën shqiptare.

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *