Shqiperia është kthyer në një “magnet’’ për turistët. Ndryshe nga 10 vite më parë, këtë vit në aeroportin e Rinasit kanë zbritur rreth 7 milionë pasagjerë.
Kryeministri Edi Rama tha se ne Tirane dhe ne te gjithe Shqiperine po behet “nami” me turistet e shumte qe vizitojne vendin tone. Rama theksoi se aeroporti i Tiranës mund të dalë i pari në rajon, referuar numrit më të lartë të turistëve.
“Tirana është bërë ‘’magnet’’ për turistët. Gjithë Shqipëria tani. Në 2005-ën ka qenë momenti i hapjes së aeroportit, pra terminali i ri dhe të gjitha pas aeroportit komunist që ishte, dhe në 2013-tën, në aeroportin e Tiranës kishte rreth 300-350 mijë pasagjerë. Këtë vit jemi midis 6.5 dhe 7 milionë pasagjerë dhe praktikisht jemi në kushtet kur mund të dalim aeroporti i parë në rajon, përfshirë dhe Beogradin që ka një aeroport të madh se ai i Rinasit. Tirana është bërë një vend ku me “Airbnb” bëhet nami, në gjithë Shqipërinë po bëhet nami“, tha Rama.