Të përqafuar nën rrënoja/ Historia e dhimbshme e çiftit që u gjetën të vdekur pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë…

Në vazhdën e përmbytjeve shkatërruese që goditën së fundmi Bosnjën dhe Hercegovinën, një rrëfim për çiftin e martuar Irmela dhe Jasmin Çiliq ka tronditur vendin dhe jo vetëm.

Bëhet fjalë për çiftin, i cili vdiq tragjikisht kur shtëpia e tyre u shkatërrua nga një përmbytje masive. Dhe ata, sipas raportimeve të mediave në Bosnjë, ekipet e shpëtimit i gjetën të përqafuar nën rrënoja.

Irmela dhe Jasmin, banorë të Jabllanicës – komunë që ishte më e prekur nga vërshimet – nuk kanë arritur të shpëtojnë nga ujërat e dhunshme që kanë përfshirë atë natë gjithë vendbanimin.

Kur ekipet e shpëtimit arritën në rrënojat, para tyre u shfaq një skenë që tronditi thellë të gjithë të pranishmit – trupat e Irmela dhe Jasmin u gjetën të përqafuar, duke dëshmuar për një dashuri të palëkundur që zgjati deri në frymën e tyre të fundit.

Komuniteti ku ata jetonin është i pikëlluar për t’i dhënë lamtumirën këtij çifti, të cilët të gjithë i cilësuan si njerëz shembullorë dhe të kujdesshëm.

“Është e vështirë të përshkruash trishtimin që ndjejmë. Irmela dhe Jasmin ishin të pandarë, dashuria e tyre ishte e njohur për të gjithë dhe ndoshta i vetmi ngushëllim në këto momente është se ata ishin bashkë deri në fund”, ka thënë shoqja e tyre e ngushtë, e prekur thellë nga humbja tragjike.

Ndryshe, mbi dhjetë persona thuhet se humbën jetën në përmbytjet katastrofike që goditën Bosnjën dhe Hercegovinën. Dyshohet se numri i të vdekurve mund të jetë dukshëm më i lartë, pasi qindra persona konsiderohen të zhdukur.

Një numër i madh shtëpish u shkatërruan, u shembën rrugë, ura, madje edhe një linjë hekurudhore. Ndërkohë po kërkohet strehim për një numër të madh personash që kanë mbetur të pastrehë.

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *