Një muaj më parë i vdiq vajza/ Zbardhet shkaku i vrasjes në Sarandë, viktima i kërkoi të ulte muzikën se ishte në zi

Shkak për vrasjen e 65-vjeçarit Gëzim Bizgjoni mbrëmjen e djeshme në fshatin Gjashtë të Sarandës, dyshohet të ketë qenë debati për uljen e muzikës.

65-vjecarit mësohet se në 9 shtator të këtij viti, i kishte ndërruar jetë vajza 29-vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë.Ai i ka kërkuar 40-vjeçarit Admir Beqiri, të cilin e strehonte në banesë, që të ulte muzikën pasi mbante zi. Kjo mendohet të ketë qenë zanafilla e konfliktit që degjeneroi në dhunë.

Beqiri e ka goditur me shishe e grushte 65-vjecarin, ndërsa dyshimet janë se ka përdorur edhe sëpatë, duke e lënë te vdekur në vend.

Trupi i viktimës mësohet se është nisur drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë, për të kryer ekspertizën.

Bizgjoni punonte në ndërtim me mure guri dhe gëzonte respekt në komunitet, pa krijuar asnjëherë shqetësime.

Nuk dihet arsyeja se pse Bizgjoni strehonte Admir Beqirin, duke ditur që ky i fundit është banor autokton në Gjashtë dhe ka shumë familjarë të tij në këtë fshat.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe mendon se e pranishme ka qenë edhe një shtetase femër, e cila është larguar nga vendngjarja. Kjo e fundit është bashkëjetuesja e Admir Beqirit.

40-vjecari Admir Beqiri, njihet si person me precedentë penalë që në fillim të viteve 2000. Ai ka qenë edhe vitet i fundit i shoqëruar nga policia për veprime të dhunshme të kryera në fshatin Dërmish të Bashkisë Finiq.

Burime konfidenciale pranë grupit hetimor bëjnë me dije se Beqiri, dyshohet edhe si autor i një ngjarje të rëndë të kryer në Athinë.

Në shtator 2012 në fshatin Gjashtë është vrarë me armë zjarri një nga vëllezërit e Beqirit, 42-vjecari Ardian Beqiri, edhe ky me precedentë penalë. Shkak për vrasjen ishte bërë një konflikt për pazare droge.

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *