“S’kam parë çift të duhej aq shumë”, premtimi rrëqethës i Arbër Çepani për Gertin: Deri dje isha daja për dy fëmijët e tyre, tani do jem edhe baba!

TIRANË- Mbrëmjen e sotme në Top Story ishte i ftuar Arbër Çepani, por për një ngjarje që kurrë askush nuk do të donte që ta shihte e dëgjonte të fliste. Ai foli për ndarjen nga jeta të kanatit të tij, krejt papritur pas një arresti kardiak, në moshën 44-vjeçare. Ai tregoi se motra e tij dhe Gerti, që thotë se nuk mund ta quante vetëm kunat, por shok, u njohën që në rini dhe ishin çifti më i dashuruar që kishte parë ndonjëherë, të gatshëm të sakrifikonin për njëri-tjetrin.

“Nuk kam parë njerëz që duhen aq shumë, ishin gati të sakrifikonin për njëri tjetrin. Momentet më të bukura me Gertin, ishte kur luanim letra, donte gjithmonë të fitonte. Ishte ai që na mblidhte. Të gjithë jemi nga ky vrulli i kohës, Gerti na mblidhte gjithmonë”, tha ai.

I keqardhur thotë se është pasi në politikë dhe politikanët… nuk e vlerësuan siç duhej!

“Më vjen keq që nuk ia keni vlerësuar, atë për të cilën Gerti luftonte, ne nuk e merrnim seriozisht, dhe sot e pamë se çfarë impakti ka pasur. Më jep një ngushëllim për faktin që e gjithë mirësia dhe angazhimi i tij, përtej idiotësirave të momentit të politikës, qytetarët dhanë një mesazh se çfarë njerëzish duhet të promovohen, Shqipëria nuk është vetëm e atyre që bërtasin, por e atyre që kanë vlera që i marrin gjërat me mirësi. Gerti në ditën e tij më të trishtë na bëri një revolucion të mirësisë. Vetëm për këtë kam një ngushëllim unë dhe Eldira”, tha ai.

“Nëse deri dje isha daja për dy fëmijët e tyre, tani do jem dhe si baba, ia kam premtuar Gertit deri në frymën e fundit”, tha mes lotësh Çepani./TCH

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *