Prokuroria e Posaçme mbylli hetimet për privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”, ndërsa thirri të pandehurit të vinin në SPAK për të firmosur përfundimin e dosjes.
Në orën 10:00 avokatja Klodiana Gjyzari u paraqit në orën 10:00 në Prokurorinë e Posaçme për të firmosur mbylljen e hetimeve të dosjes “Partizani”.
E pyetur nga Top Channel, avokatja Klodiana Gjyzari konfirmoi se mori dosjen për Sali Berishën.
Prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai kanë thirrur në orën 14:00 Jamarbër Malltezin, që po ashtu do njihet me përfundimin e hetimeve.