Vendimet / Elvi Fundo dënohet 3 herë në Gjermani për vjedhje, rrezikon të humbasë azilin, tenton t’ia hedhë përgjegjësinë Xhovani Shytit

Në Gjermani funksionon shteti ligjor. Gjykata e Köln-it në Gjermani ka dhënë tre vendime kundër ish zyrtarit të PD, Elvi Fundo allias Vesho Mallisti, duke konstatuar shkelje të përsëritur nga ana e tij të së drejtës së autorit, me publikimet dhe maskarallëqet në pusetën e tij mediatike CNA.

Tre proceset kundër Elvi Fundos për vjedhje janë hapur nga kompania Acromax, me drejtor Aldor Ninin.

Në të tre rastet, gjykata gjermane urdhëron që Elvi Fundo të ndalojë menjëherë shkeljet me mediat e tij, në të kundërt për secilin rast rrezikon të dënohet me 250 mijë euro gjobë ose me burgim deri në 6 muaj burg.

Nëse Elvi Fundo nuk reflekton, tre çështjet me faturë deri më tani 50 mijë euro, rrezikojnë të çojnë drejt burgut Vesho Mallistin, i cili në të njëjtën kohë rrezikon të humbasë edhe azilin, të cilin e fitoi pas rrahjes për shkak se i vuri gjobë 50 mijë euro një biznesmeni.

Interesant është fakti se Elvi Fundo e ka pranuar fajësinë para gjykatës gjermane për shkelje të të drejtave të autorit (vjedhje lajmesh, fotosh dhe videosh), por përmes avokatit të tij, ka tentuar t’ia faturojë përgjegjësinë Xhovi Shytit, të cilin e ka caktuar si administrator për t’i faturuar pasojat e poshtërsive që bën me portalin CNA dhe televizionin dhomë e kuzhinë, si shantazhe, shpifje, përndjekje, vjedhje fotosh dhe video, gjobëvënie, pastrim parash etj.

Gjithashtu, Elvi Fundo ka tentuar t’ia kalojë përgjegjësinë edhe Etleva Skonja, e cila më parë ka qenë administratore e CNA. Nëpër kafe dhe zyra, Fundo rreh gjoksin dhe i mban me gajret administratorët, të cilët i shet në gjykata dhe prokurori, duke pretenduar se nuk ka lidhje me CNA.

Në të tre proceset gjyqësore në Gjermani, Elvi Fundo përfaqësohej nga zyra avokatore Activelaw, e cila më parë përfaqësonte zonjën Anxhela Faber dhe kompaninë e saj Faber Media. Zonja Anxhela Faber rezulton ish punonjëse e Acromax si dhe ish bashkëjetuese e drejtorit të Acromax, Aldor Nini, që në vitin 2021.

Ky fakt ngre dyshime për bashkëpunim mes Anxhela Faber dhe Vesho Mallistit kundër Aldor Ninit. Madje Elvi Fundo, gjatë procesit gjyqësor, deklaron se Anxhela Faber punon si konsulente për CNA-në.

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *