“Njerëzit më urryen, familjarët e kanë përjetuar keq”, Olta flet për Big Brother VIP

Aktorja Olta Gixhari ka komentuar pjesën e “Big Brother Vip Albania. Ajo e pranoi se shumë njerëz e kanë urryer, por shton se ka pasur shumë raste kur pas daljes nga “BBV” njerëzit i kanë kërkuar falje që e kanë urryer dhe nuk e kanë kuptuar.

‘Nuk më gjykuan, më urryen. Familjarët e mi e kanë përjetuar dhe më vjen shumë keq për këtë. Turma ka gjykuar edhe Krishtin, e ka kryqëzuar. Unë nuk dua ta paralelizoj veten me Krishtin, nuk më shkon mendja, por jam në pozicion shumë të vështirë. Unë nuk jam njeri që dua me medoemos që të më duan të gjithë, edhe pak nuk ka problem fare. Unë e di që jam lehtësisht e keqkuptueshme. Ata që më duan, më duan fort. Ka njerëz që më kërkojnë ndjesë që më keni urryer, nuk të kemi kuptuar’

Pyetja: Pse more pjesë në Big Brother VIP Albania?

‘Kisha nevojë. Ëshë një emision që unë kurrë nuk do thoja po. Një njeri që mezi bën një intervistë, shfaqet në një reality show. Ka qenë një periudhë e cuditshme, se u bëra mama me plan. Unë hoqa dorë nga gjithçka, hoqa dorë nga teatri, hoqa dorë nga bizneset e mia.

Vajta të jetoja në Spanjë, pas pak kohësh isha një nënë me një bebe që qante 24 orë, po shkalloja, më falni por ka qenë periudhë shumë e vështirë. Kisha nevojë për një revolucion, një shkëputje, nuk më mjaftojnë fjalët për të treguar se cfarë kisha nevojë. Ishte ulërimë nga thellësia e shpirtit, se nga një tapet i kuq shkon në një shtëpi dhe nuk bën asgjë tjetër.

Unë bëra një zhurmë shumë të madhe, nuk jam pishman, nëse do kthehesha prapë atë do bëja. Dori nuk donte në fillim, i mora leje pasi kisha nevojë të më thoshte shko”.

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *