Ish e dashura akuzon priftin: Kemi bërë s*ks në kishe, më ndau nga familja

Në emisionin Fiks Fare mbërrin një denoncim nga zonja Pranvera e cila akuzon për mashtrim priftin Arkip Koçi. Sipas saj ajo ka patur një lidhje jashtëmartesore me priftin prej 5 vitesh, por që tani e ka ndërprerë.

Ajo e akuzon se e ka mashtruar duke i premtuar se do të jetonin bashkë dhe si rezultat ajo ka prishur familjen e saj duke u ndarë nga burri dhe fëmijët.

“Më premtoi se do jetonte me mua, madje më ka dhuruar edhe unazën e mamasë së tij. Disa herë kemi kryer marrëdhënie seksuale edhe brenda në kishë në dhomën e rinisë dhe ai ka qenë me rrobat e priftit”, tregon Pranvera.

Pranverën gjatë denoncimit të saj e shoqëronte edhe ish-bashkëshorti i cili e njeh Arben Koçin ose siç njihet me emrin e pagëzimit Arkip Koçi.

“Nuk e kisha kuptuar lidhjen e tyre, por shihja që Pranvera gjente çdo lloj justifikimi të mundshëm që të shkonte në Lushnje”, tregon ai.

Arkip Koçi është prift në Kishën Orthodhokse “Shën Gjergji dhe Shën e Premte” në Lushnje. Vend të cilin Pranvera e përmend që është përdhosur nga figura e priftit, pasi brenda në kishë kanë kryer marrëdhënie seksuale.
Po si nisi historia e tyre?

“Unë e njoh Arbenin që vajzë e re dhe kemi pasur një lidhje në atë kohë, por më pas rrugët tona u ndanë dhe ne ndërtuam jetë dhe familje secili më vetë. Pas shumë kohësh rikthehem në kishën në Lushnje se do pagëzoja nipin dhe e ritakoj aty. Që asaj dite ne kemi komunikuar rregullisht filluam dhe historinë tonë të dashurisë që zgjati 5 vjet. Ai më premtoi se do të jetonte me mua thjesht po priste sa të rregullonte edhe djalin në shkollë”, tregon Pranvera.

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *