U akidentua bashkë me fëmijët/ Kristian Boçi humb shikimin, mesazhi i fortë: Sa e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy

Para disa ditësh, biznesmeni i njohur Kristian Boçi, u përfshi në një aksident në autostradën Rrogozhinë-Lushnje, ku humbi kontrollin e mjetit, duke çarë barrierat anësore të rrugës dhe më pas ka përfunduar në kanal.

Për biznesmenin Kristian Boçi dhe familjen e tij, këto ditë nuk janë aspak të lehta. Pas aksidentit të rëndë që biznesmeni së bashku me dy fëmijët u përfshinë ditë më parë, Boçi njoftoi se fatkeqësisht kishte humbur shikimin në syrin e majtë.

“Faleminderit për mesazhet. Vërtetë kam humbur shikimin në syrin e majtë, por gjithmonë me shpresën që do më vijë. Faleminderit Zotit që i kam mirë fëmijët”, njoftoi biznesmeni ditë më parë.

Teksa sot ka publikuar një tjetër foto, ku shihet pranë nënës së tij.

Kristiani i cili njihet për besimin e tij dhe në çdo hap falenderon Zotin, përmes këtij postimi s’ka nguruar të falenderojë edhe të gjithë ata që i kanë uruar shërim të shpejtë dhe janë shqetësuar për shëndetin e tij.

Gjithashtu, një falenderim të veçantë biznesmeni ka shprehur edhe për bluzat e bardha në Spitalin Ushtarak, të cilët e kanë asistuar dhe kujdesur për të, në çdo moment pas aksidentit.

“Qenka e rëndë të zgjohesh pas 47 viteve me një sy. Faleminderit o Zot për çdo të mirë e të keqe që më dhuron. Ta duam dhe ta vlerësojmë Zotin në çdo hap. Zoti ua bekoftë dorën për çdo sms. Faleminderit Spitali Ushtarak”, shkruan Kristian Boçi.

Kujtojmë që më 13 shtator policia njoftoi se në aksin Rrogozhinë-Lushnje, automjeti me tre anëtarët e një familje u përfshi në një aksident. Biznesmeni Kristian Boçi, u aksidentua teksa udhëtonte nga Tirana në drejtim të jugut të vendit. Në makinë me të kanë qenë dhe dy fëmijët e mitur.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30, në aksin rrugor Rrogozhinë-Lushnje dhe shkaqet e daljes së mjetit Mercedes Benz GLE nga autostrada nuk dihen ende.

“Si pasojë e daljes së automjetit nga rruga, janë dëmtuar lehtë shtetasi Kristian Boçi dhe 2 fëmijët e tij të mitur, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi Policia.

Related Posts

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Lajm i mirë nga Rama për pensionistët/ Duke nisur nga…

Kryeministri Edi Rama u ndal te masa e rritjes së pensioneve, duke theksuar se përmirësimi i situatës ekonomike ka krijuar mundësitë për rritje të pensioneve çdo vit….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *