Pas vdekjes së vajzës 29-vjeçare, ndërron jetë 24 orë më pas edhe nëna e balerinës

Pasi konfirmoi vdekjen e solistes kryesore të Baletit të Bostonit, Michaela Mabinty DePrince në moshën 29-vjeçare, familja e saj tregoi se Elaine DePrince nëna e Michaela-s, ndërroi jetë brenda 24 orëve.

“Ditët e fundit kanë qenë edhe më të vështira nga sa e kuptojnë shumica e njerëzve”, postuan ata në Facebook, “sepse familja gjithashtu është përballur me vdekjen e nënës birësuese të Michaela, Elaine DePrince”.

Ata treguan se Michaela ndërroi jetë më 10 shtator, ndërsa Elaine, e cila ishte 77-vjeç, vdiq më 11 shtator “gjatë një procedure rutinë në përgatitje për një operacion”.

“Michaela vdiq përpara Elaine dhe Elaine nuk e dinte për vdekjen e Michaela në kohën e procedurës së saj“, shtoi familja.

“Sado e pabesueshme që mund të duket, dy vdekjet ishin krejtësisht të palidhura me njëra-tjetrën”.

Në një tjetër përditësim në “Facebook”, postuar krahas fotove bardhë e zi të Elaine duke u lexuar fëmijëve të saj kur ata ishin më të vegjël, familja shtoi se ajo kishte përjetuar “shumë vite duke luftuar një sëmundje të trashëguar dhe probleme të zemrës”.

Shkaku i vdekjes së balerinës nuk është bërë ende publik.

Related Posts

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *