E njohu në TikTok/ Nëna i lë burrit tre fëmijët e mitur dhe ikën në stan me të dashurin. Shërbimi social: Është i rrezikshëm!

I tillë është edhe rasti i sotëm i trajtuar në Fiks Fare. Nëna e tre fëmijëve njeh në Tik-Tok një zotëri 8 vite më të ri se veten. Sipas saj ajo bie në dashuri dhe lë burrin dhe 3 fëmijët dhe shkon të jetojë me të në stan.

Adriatik Kullolli e ka njohur para 8 muajsh në Tik Tok nënën e tre fëmijëve, prej të cilëve dy djem të moshës 14 dhe 6 vjeç dhe një vajzë 11 vjeç. Njohja u finalizua me takimin e tyre në 14 gusht, ku nëna e tre të miturve vendosi të lërë burrin e saj dhe fëmijët, me të cilët jetonte në Bilisht dhe shkoi te Adriatiku.

10 ditë pasi nëna kishte braktisur fëmijët dhe burrin për dashurinë e jetës, babai i fëmijëve ndërron jetë. Në këto kushte nëna rikthehet për të marr fëmijët dhe i çon tek Adriatiku në stan në Mallakastër, duke i hequr nga jeta e tyre e mëparshme në Bilisht. Ata prej disa javësh jetojnë së bashku dhe jetën e tyre e bëjnë publike në Tik -Tok duke marrë qindra klikime.

Fiksi fillimisht u njoftua nga persona të tjerë për jetesën e fëmijëve të mitur dhe nënës së tyre me Adriatik Kullonin, person sipas tyre jo i besueshëm.

Fiksi udhëtoi drejt stanit në Mallakastër te Adriatiku, ku pa nga afër gjendjen. Fillimisht çifti i lidhur nga Tik -Toku dhe fëmijët flinin të gjithë në një hapsirë, më pas Adriatiku ishte mundur të krijonte një si ndarje.

Për Adriatikun vizita e Fiksit nuk e surprizoi, pasi siç tregon dhe vetë tek ai kanë shkuar edhe punonjës të bashkisë të cilët duan t’i heqin fëmijët prej aty. Por askush prej tyre si Adriatiku apo nëna e fëmijëve nuk tregojnë arsyet sepse të miturit nuk duhet të jetojnë aty dhe sidomos me Adriatikun. Nëna thjesht shprehet se ka ndjekur zemrën dhe se 8 vite diferencë nuk janë problem, ” mosha në dashuri është numër këpuce”.

Fiksi kontakton me shërbimin socisal të bashkisë të cilët pohuan se kanë shkuar dhe e kanë parë gjendjen në të cilën jetojnë të miturit si dhe kanë vendosur bashkë me nënën e tyre e cila ka firmosur të largohen drejt Ballshit, gjë e cila ende nuk ka ndodhur. Pyetjes së Fiksit se pse është marrë ky vendim nga shërbimi social këta të fundit tregojnë se përveç kushteve aspak të favorshme për mirërritjen e fëmijëve, Adriatiku ka një të shkuar të errët dhe është i rrezikshëm. Edhe pse Fiksi këmbëngul për të marr vesh të vërtetën, por punonjësja e shërbimit social pohon se informacionet janë konfidenciale dhe nuk mund t’i bëjë publike.

Pyetjes se përse fëmijët lihen me një person nëse ai i rrezikon, shërbimi social tregon se nuk kanë mundur të gjejnë një zgjidhje më të shpejte, por u zotuan se fëmijët do ta nisin shkollën në qytet. Fiksi mëson gjithashtu se as për zonjën apo edhe fëmijët nuk është bërë një raport vlerësimi psikologjik, pasi nuk kanë psikologe. Fiksi e ndoqi rastin në ditët në vijim dhe pa se të miturit vitin e ri shkollor nuk e nisën në Ballsh siç u zotuar shërbimi social, por në fshatin ku jeton Adriatiku.

Pra edhe pse ishte marrë një vendim ai nuk ishte zbatuar. Fiksi ritelefonoi shërbimin social ku përgjegjësja pranon se fëmijët vazhdojnë ende të jetojnë në stan. Pyetjes së Fiksit se pse rasti në fjalë, kur personi me të cilet jetojnë të miturit rezulton i rrezikshëm, nuk është referuar në polici dhe prokurori përgjegjësja shmang pyetjen duke thënë se nuk mund të bëjë komente për rastin në fjalë. Pra tre të mitur jetojnë me të dashurin e nënës në kushte aspak të mira, e mbi të gjitha me një të dashur që për shtetin rezulton i rrezikshëm./TCH

Related Posts

28 PICTURES THAT NEED A SECOND LOOK

Some photos seem completely ordinary at first glance, but a closer look reveals something unexpected. These images play tricks on the eyes through unusual perspectives, perfect timing,…

Nighttime Drooling Reveals Hidden Clues About Your Sleep, Health, Habits, Breathing, and Overall Well-Being Every Single Night

Most people have woken up at least once to find a damp pillow and barely given it a second thought. Drooling during sleep is very common and…

What Are Those Black Dots on Puff Pastry (And When to Worry)

Tiny black spots on puff pastry can look alarming at first, but they are not always a sign that the pastry has gone bad. Understanding what causes…

THE “MAIN STAGE” ATTRACTION TEST: WHICH LEADING LADY’S VIBE MATCHES YOUR SOUL?

Have you ever looked at a photo and immediately felt drawn to one particular person or style? The traits that catch your eye can sometimes reflect the…

Why Some Wall Outlets Are Installed Upside Down: The Practical Reason Behind It

If you’ve ever noticed a wall outlet with the ground hole positioned at the top, you might assume it was installed the wrong way. In reality, that…

If Your Parent Shows These Signs, They May Be Entering the Final Stage of Life: Understanding What to Expect

Watching a parent approach the end of life is one of the most emotional experiences a family can face. Although every person’s journey is unique, recognizing common…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *