Skandali te Onkologjiku dhe akuzat e SPAK ndaj të atit, reagon Shkëlzen Berisha: Të vjedhësh ilaçet nuk ësh krim…

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar për herë të parë pasi SPAK mori zyrtarisht të pandehur të atin lidhur me dosjen “Partizani”.

Një nga tre akuzat e parashtruara në fashikujt e dosjes së SPAK është se Argita Malltezi dhe Jamarbër Malltezi japin donacionet e tyre për fonacionin e Liri Berishës, “Fëmijët Shqiptarë”.

Përmes një postimi, Shkëlzen Berisha me ironi e krahason këtë akuzë të ngritur nga SPAK me skandalin e mjekëve të Onkologjikut, që nxori në pah mungesën e barnave jetike për të sëmurë me kancer.

 “Të vjedhësh ilaçet e të sëmurëve me kancer nuk është krim! Të ndihmosh fëmijët autikë është krim.”, shkruan ai.

Ndërkohë, kujtojmë se gazetari Osman Stafa ka nisur prej ditësh një seri publikimesh të mesazheve privateve që mjekët e Spitalit Onkologjik i dërgonin njëri-tjetrit në një grup të përbashkët, ku përtej turpit dhe mos kryerjes së detyrës, këta mjekë vendosin edhe për jetët e pacientëve me kancer.

“Ky është komunikimi i radhës i mjekëve të Onkologjikut, të cilët flasin për terapi të cilat do të mungojnë 4 muaj. Flasin për ulje dozash për shkak të mungesave. Kjo është e papranueshme, është kriminale ajo çfarë është bërë mbi ata pacientë”, tha gazetari ndër të tjera, teksa më tej vijoi të lexojë mesazhet që mjekët kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin.

Related Posts

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *