Hartohet VKM, pensionet indeksohen 4.1% nga tetori, përfitojnë këto pensionistë

Nga 1 tetori 791 mijë pensioniste do të marrin pensionet e indeksuara për rritjen e çmimeve. Ideksimi do të jetë 4.1% me një efekt në buxhet prej 1.7 miliradë lekë deri në fund të vitit.

Këshilli Administrativ i ISSH, në mbledhjen e tij të datës 12.09.2024, miratoi dërgimin për shqyrtim në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit të projekt VKM “Për indeksimin e pensioneve”.

Projekt VKM që do dërgohet në Qeveri, parashikon:

Indeksimin, në masën 4.1%

Indeksimi i pensioneve sipas këtij projektvendimi ka për qëllim që të mbajë në nivel real masën e pensioneve dhe përfitimeve të tjera sociale, duke i përshtatur me efektet e rritjes së indeksit të çmimeve të mallrave të konsumit për shportën e pensionistëve.

Në këtë projektvendim parashikohet që të indeksohen të shtohen në masën 4.1 për qind pensionet e plota, pensionet e pjesshme, pensionet e reduktuara dhe pensionet e parakohshme të pleqërisë, pensionet e invaliditetit, pensionet familjare dhe për vjetërsi shërbimi, bazuar në përllogaritjen zyrtare të INSTAT që është institucioni përgjegjës për deklarimin e indeksit të çmimeve të shportës së mallrave e shërbimeve për pensionistet.

Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë projekt vendim do të përfitojnë rreth 791,257 përfitues sipas numrit të përfituesve aktual dhe planifikimit të përfituesve të ardhshëm deri më date 31.12.2024. Nga  të cilët 721,705 janë pensione nga skema e detyrueshme dhe 68,613 janë pensione nga programe të veçanta të qeverisë, skema suplementare apo trajtime të veçanta.

Efektet financiare për zbatimin e këtij vendimi, përllogariten në shumën 1,693,000,000 (një miliard e gjashtëqind e nëntëdhjetë e tre milion) lekë, për 3 muajt e fundit të vitit 2024, të cilat  përballohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve, i parashikuar në buxhetin e ISSH.

Projekt VKM pritet të dërgohet për në Qeveri nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe të miratohet brenda muajit shtator 2024!/ Monitor

Related Posts

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *