Vulin kërcënon Kosovën: Situata mund të eskalojë në çdo moment, Serbia s’do të qëndrojë duarkryq

Aleksandar Vulin, zëvendëskryeministër i Serbisë, ka dhënë një intervistë për mediumin rus “RIA Novosti”, ku ka bërë një deklarim që mund të shihet si kërcënim.

Ai tha se përshkallëzimi i situatës në “provincën jugore të Serbisë”, siç iu referua ai Kosovës, mund të ndodhë në çdo moment.

Këto komente, ai i bëri nga Shën Petersburgu i Rusisë për agjencinë shtetërore ruse të lajmeve “RIA Novosti”, teksa tha se Serbia nuk do të rri duarkryq nëse ka dhunë ndaj serbëve në Kosovë.

“Situata në provincën jugore serbe mund të përshkallëzohet në çdo moment. Kur ushtrohet dhuna ndaj serbëve, është e pamundur të pritet që të gjithë, veçanërisht Serbia, të qëndrojnë anash dhe të shikojnë. Sigurisht që nuk do ta bëjmë”, deklaroi zyrtari i lartë serb.

Nënkryetari i qeverisë serbe ka theksuar se “lufta për të drejtat e serbëve në Kosovë” është pjesë e strategjisë kombëtare të Serbisë.

“Kolegët e Serbisë nga BRICS, Sekretari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse Sergey Shoigu, ministrat e jashtëm të Kinës, Brazilit, Afrikës së Jugut, Azerbajxhanit, tregojnë simpati dhe mbështetje të fortë për Serbinë dhe kuptojnë thellësisht se për çfarë po lufton vendi ynë”, tha Vulini.

Related Posts

AVOKATI KATOLIK GASHI KRITIKON ALBIN KURTIN PËR NDËRTIMIN E XHAMISË SË IBRIT NË MITROVICË

Debati mbi rindërtimin e Xhamisë së Ibrit ka marrë përmasa të reja në skenën publike, pasi avokati i njohur Tom Gashi ka reaguar me tone të forta…

Pse Izraeli mund të ndërmarrë një sulm parandalues ndaj Turqisë?

Në vitin 1967, Izraeli mposhti Egjiptin brenda gjashtë ditësh. A mund të bëjë të njëjtën gjë me Turqinë? Presidenti egjiptian, Gamal Abdel Nasser, nuk i fshihte pikëpamjet…

Avokati Saimir Vishaj: Gruaja më la pasi rashë në koma

Një histori që ka prekur shumë njerëz… Avokati i njohur Saimir Vishaj po përballet me një dramë të rëndë personale, pas 35 vitesh martesë dhe dy fëmijësh…

Kush është Feridja? Merrte ndihmë sociale, ndërsa voziste “Mercedes” dhe “Porsche”

Rasti i Feride Demirovës, e cila përfitoi ndihmë sociale ndërsa zotëronte prona luksoze, ka tronditur opinionin publik. Avokati i saj, Angel Gjorgjiev, foli për këtë çështje në…

SURPRIZË E PAKËNDSHME: Të enjten rikthehet dimri me të ftohtë ekstrem – ja sa do të shkojë minus temperatura

Kjo javë ka nisur nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, që do të vazhdojë edhe të martën. Megjithatë, pritet një destabilizim i lehtë i atmosferës, me…

Qeveria vendos për indeksimin, zbardhet mënyra e llogaritjes

Qeveria ka miratuar një indeksim të pensioneve në vlerën 6.4%, një masë që synon përmirësimin e të ardhurave të pensionistëve dhe që lidhet direkt me bazën e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *